LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Serbia ka përpiluar lista për likuidime në Kosovë, ka emra nga mediat e politika

Limaj: Serbia ka përpiluar lista për likuidime në Kosovë, ka emra nga mediat e politika

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se grupi terrorist serb që sulmoi policinë në Banjskë, i ka pasur disa skenarë të tjerë, të cilët sipas tij, kanë dështuar.

Ai tha se ka informata se ekzistonte një listë me emra të personaliteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët do të vriteshin.

Sipas tij, në atë listë kishte emra nga mediat, politika dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së.


“Ka pasur skenarë për të bërë turbullira brenda Kosovës, jo vetëm në veri me automjete të KFOR-it. Të bëjnë vrasje politike, ka pasur këso zëra. Njerëz nga mediat, politika, me veturat me tabela të KFOR-it, ka këso informacione, sa janë të sakta duhet me u vërtetua. Ka pasur paralajmërime në gusht për lista të likuidimeve, për me krijua destabilizim. Në gusht ka pasur lista për eliminime politike të njerëzve të UÇK-së nga Serbia”, tha ai.

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ka ndodhur më 24 shtator të këtij viti. Në krye të këtij grupi, i cili e vrau policin Afrim Bunjaku, qëndronte krimineli, Millan Radojçiq, i cili edhe pse e ka pranuar se ka qenë pjesë e sulmit terrorist, po qëndron i lirë në Serbi./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori