LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Përjetë mirënjohës KFOR-it

Limaj: Përjetë mirënjohës KFOR-it

Përjetë mirënjohës KFOR-it për sigurinë e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Falënderime e mirënjohje për miqtë tanë, Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO, e cila ndali gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj i cili mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë.


“Pata kënaqësi të merrja pjesë në shënim të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë të organizuar nga Komandanti i KFOR-it Lorenzo D’Addario. Përjetë mirënjohës KFOR-it për sigurinë e ofruar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson Limaj në Facebook.