Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në fjalimin e tij në Konventën Politike të Nismës Social Demokratike e cila u mbajt me moton “Veprat Flasin”, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes, duke thënë se kryeministri Albin Kurti do të bëjë kompromise të dëmshme ndaj vendit.
Sipas tij Kosova do të shkojë drejt një marrëveshjeje, e cila nuk do të ketë as njohje e as anëtarësimin në OKB.
Limaj tha se qeverisja aktuale po bënë veprime katastrofale, teksa ka komentuar edhe vendimin për targat ilegale.
“Ky njeri rrugën që ka zgjedhur që fatkeqësisht një pjesë e madhe e njerëzve ende janë të mashtruar, do të jetë njeri që do të bëjë kompromise më të dëmshme në vendin tonë, do ta pozicionojë Kosovën në një pozitë të vështirë. Me këtë logjikë të mashtrimit, shpifjes e frikacakut ky qëndrim për targat është qëndrim frikacak se nuk ka dinjitet të dalë e t’i thotë qytetarit po e shtymë ose nuk po i shtymë, por po mbulon me faza po e pështjellin pak se është frikacak në vendime. Ky po e fut vendin në një pozitë që është vështirë të nxirret. Mos harroni, marrëveshjet e këqija dhe kompromiset e mëdha vinë nga njerëz të tillë. Politikanët e mençur e me përvojë, me kohë paralajmërojnë këto kompromise të domosdoshme.
Kjo natyrë e kësaj politike mundohet ta mashtrojë popullin me patriotizëm, ndërsa veprimet brenda i ka katastrofale. Nga ajo që ne po shohim, Kosova do të shkojç drejt një marrëveshjeje, e cila nuk do të ketë as njohje e as anëtarësimin në OKB. Për më tepër nëse shkon me këtë logjikë do të jetë edhe më keq e do ta ketë edhe ‘Zajednicën’ e fuqishme brenda. Kjo do të jetë dhuratë e shërbimit që Albin Kurti do t’ia kryejë Kosovës, dhe gjithë atyre që e kanë votuar për patriot. Ku ka patriot rreth veti, ngrihuni merreni dy a tre rreth tij, me vepra që kanë bërë për këtë vend. A e dini ku jemi 50% të qytetarëve të Kosovës ka dhënë votë për patriotizëm, kujt? Nipit të Xhevdet Hamzës që thotë është tragjedi çlirimi i Kosovës nga Serbia, pavarësia e Kosovës është fals e ai është këshilltari Albin Kurtit”, tha Limaj.
Limaj tha qëkur Vetëvendosje fitoi zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, Kosova ka marrë një drejtim pa krye dhe se kjo qeveri ka goditur shtresat e shoqërisë, si veteranët dhe arsimin.
“Ata goditën një shtresë më të rëndësishme të historisë së këtij vendi, duke i ofenduar e fyer, duke i goditur në pjesën materiale, duke i goditur në krenarinë veteranët e UÇK-së, duke manipuluar e shpifur me vlera, numra, këta janë ata që po na varfërojnë. Këta goditën në mënyrë të veçantë arsimin, sjellja e tyre në raport me grevën, mungesa e komunikimit, bashkëbisedimit e dialogut social tregojnë se këta nuk ja kanë idenë si bëhet qeverisja e shtetit dhe nuk kanë ndjeshmëri për asnjë kategori dhe se ata janë të gatshëm të godasin çdo gjë që është në kundërshtim me qeverinë e tyre”, tha Limaj.
Sa i përket gjendjes ekonomike, Limaj tha se vendi po ballafaqohet me krizë në çdo sektor si rezultat i papërgjegjshmërisë së qeverisjes së drejtuar nga partia e Albin Kurtit.
“Nuk kemi asnjë investim kapital nga kjo qeveri, duke mos shfrytëzuar një cent për projekte të rëndësishme për vendin, aq më tepër ku vendi ynë ballafaqohet sikur pjesa më e madhe e Evropës me krizën. Me krizën e shkaktuar me zhvillimet rajonale e ndërkombëtare, pra nga mos sjellja e pa përgjegjshme e jona këtu. Sot kemi krizë, me energji, ka krizë me ekonomi, në gjithë sektorët e prodhimit, kultivimit e të shërbimit. Në gjithë këtë situatë krize ne kemi një qeverisje e cila na ka kthyer shpinën, ka heq dorë nga detyra e saj. Kosova sot praktikisht është pa qeverisje, njerëzit që janë zgjedhur për të kryer punë ata kanë heq dorë nga puna e tyre.
Ata në vend që ta kryejnë punën për të cilën janë zgjedhur dhe paguar, ata merren krejt me diçka tjetër. Ata merren për ta vazhduar rrënuar e përplasur popullin e Kosovës. A ka skandal më të madh në këtë gjendje ekonomike, një qeveri e tillë e papërgjegjshme t’ia humbë shtetit të vet 184 milionë euro, sot inflacioni 19-20%, investimet kapitale për Kosovën dhe vitin buxhetor janë 700 milionë, mos investimi i atyre parave në treg nënkupton zhvlerësim të asaj paraje për 20 për qind. Duke qëndruar parat në arkat e tyre Kosova ka humbur 184 milionë pa lëvizur dhe pa bërë asgjë. A ka keqpërdorim më të madh se mund ti bëjë një vendi për një vit buxhetor”, ka thënë Limaj.
Limaj ka kërkuar nga qeverisja e VV-së të tregojë me fakte se çfarë kanë bërë për një vit e gjysmë qeverisjeje.
“Asnjë komb, asnjë shtet nuk ka zhvilluar pa bërë hapa drejtë projekteve e vendimeve të mëdha. Si do të bëhej autostrada duke qëndruar në zyre dhe me thënë po i ruaj parat e s’po i shpenzojë, si do të ndërtohen shtëpitë , shkolla, ambulancat , trotuare, kanalizime, fabrika nëse do të shkonim me logjikën që janë duke qeverisur sot këta në Kosovë. Ky vend nuk do të ishte këtu sot, ky vend do të rrënohej.
Sot kemi të tillë në krye të vendit që shkojnë në zyre dhe të mos bëjnë asgjë dhe të njëjtin ia mohojnë rrogat mësuesit, kanë shkuar në shkollë, por nuk i kanë mësuar nxënësit. Shtrohet pyetja ti si ministër që ke shkuar në punë, a ke bërë ndonjë punë apo projekt për një vit e gjysmë, a i ke shtyrë punëtorët e juaj të punojnë, a iu ke dhënë ndonjë projekt, ndonjë ide se çka bëhet për një vit e gjysmë? Çka keni bërë ju në Ministrinë e Tregtisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe Infrastrukturë?. Lëreni videot e turpit, por dilni me video dhe tregoni se çfarë keni bërë për një vit e gjysmë ju”, tha Limaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë