LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve që janë ngarkese për buxhet

Limaj: Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve që janë ngarkese për buxhet

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilët janë ngarkese për buxhetin e Kosovës.

Limaj në  një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.

Ai ka shkruar se vizioni i tij si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat sipas tij më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit.

“Të dashur qytetarë,
Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat janë ngarkesë për buxhetin e Kosovës.
Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.
Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit.
Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit.
Po ashtu Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike.
NISMA në qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të kemi rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori