Lily Allen rikthehet në muzikë pas shtatë vitesh pauzë, ribashkohet me producentin fitues të 'Grammy'

Lily Allen është gati për një rikthim të madh muzikor, duke u ribashkuar me producentin e saj të hershëm, fituesin e ‘Grammy’, Greg Kurstin.
Pas një pauze shtatëvjeçare, këngëtarja britanike ka nisur punën për albumin e saj të ri, me synimin për të rimarrë vendin e saj në skenën e pop-it.
Kurstin, i cili ka qenë një pjesë kyçe e suksesit të saj me hitet si “Smile”, “The Fear” dhe “Somewhere Only We Know”, ka bashkëpunuar me Allen që nga albumi i saj debutues “Alright, Still” dhe ka prodhuar plotësisht albumin e saj të dytë, “It's Not Me, It's You", shkruan DailyMail.
Pasi ka punuar me artistë të mëdhenj si Adele, Kylie Minogue dhe Harry Styles, ai tani është i përkushtuar të ndihmojë Allen të rikthehet me një tingull të freskët dhe autentik.
Pauza muzikore e Allen ka qenë e mbushur me sfida personale, duke përfshirë probleme me shëndetin mendor dhe një mënyrë jetese të vështirë.
Megjithatë, burime pranë saj thonë se ajo është ende nën kontratë me BMG dhe labeli është i etur për të publikuar materiale të reja.
Një burim nga industria muzikore u shpreh: "Greg dhe Lily kanë krijuar magji më parë dhe nuk ka asnjë arsye që të mos e bëjnë sërish. Ajo është tepër e talentuar dhe do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të vazhdonte të ndiqte pasionin e saj për muzikën”.
Në vitin 2021, Allen kishte planifikuar të publikonte një album provokues që përfshinte eksperienca personale nga marrëdhëniet e saj të kaluara, por projekti u anulua për arsye ligjore.
Tani, me suksesin e fundit të saj në podkastin “Miss Me?” dhe një event të suksesshëm në Hackney Empire, interesimi për muzikën e saj është rikthyer.
Shefat e BMG-së ishin të shqetësuar se Allen mund të ishte përballur me një krizë krijuese, por tani duket se ajo është e motivuar për të dëshmuar sërish veten në industri.
Një tjetër burim shtoi: "Lily duhet të provojë se është ende e rëndësishme në muzikë. Ajo ka një bazë besnike fansash, por duhet të tërheqë edhe një audiencë të re”. /Telegrafi/
















































