Lille vendos për shitjen e Sanches, portugezi pritet t'i bashkohet Milanit
254:"LYON, FRANCE - FEBRUARY 27: Renato Sanches of Lille gestures during the Ligue 1 Uber Eats match between Olympique Lyonnais and Lille OSC at Groupama Stadium on February 27, 2022 in Lyon, France. (Photo by Marcio Machado/Eurasia Sport Images/Getty Images) 12:"Getty Images
Renato Sanches do të largohet në fund të sezonit nga skuadra franceze Lille.
Kampioni në fuqi i Francës ka vendosur që ta shes në verë portugezin, në mënyrë që mos t'i ikë i lirë në vitin 2023.
24-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion, pasi në 25 ndeshje ka shënuar një gol e ka dhuruar pesë asistime.
Gjithnjë sipas mediumit francez L'Equipe, Sanches ka një marrëveshje personale me gjigantin italian Milan.
Por gazeta franceze ka raportuar se përveç Sanches mund të ketë një marrëveshje tjetër mes dy klubeve për mbrojtësin Sven Botman.
Gjithsesi transferimi i Sanches në San Siro pritet t'i kushtojë Milanit rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























