Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pritet t’i godet edhe bizneset, kryesisht ato të mesme dhe të mëdha, pasi do të ketë ngritje të tatimit për dyfish apo trefish më shumë.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë thotë se pas amandamentimit të ligjit, vitin e kaluar nga Qeveria e Kosovës, qytetarët tashmë kanë vënë re rritje të faturave të tatimit mbi pronë. Megjithatë, ai nënvizoi se problematika do të theksohet më tej për bizneset, të cilat do të përballen me një rritje të konsiderueshme të tatimit në pronë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vitin e kaluar e ka amadamentuar Ligjin për Tatimin në pronë, ku këtë vit qytetarët të cilët kanë prona rezidenciale e kanë parë që faturat janë ngritur. Mirëpo, problemi qëndron që vitin e ardhshëm, që nga 1 janari bizneset do të atakohen me shumicën absolute të rasteve me shtimin e vlerës së faturës të tatimit në pronë, dhe mund të konstatojmë që tatimi në pronë do të shndërrohet në tatim në pasuri. Në bazë në ligjit të ri, hyn në fuqi për biznese shkalla tatimore progresive dhe bizneset e mesme dhe të mëdha, ka mundësi që të paguajnë dyfishin apo trefishin e vlerës së tatimit në pronë në raport me këtë vit apo vitin e kaluar”, deklaron Ibrahimi.
Ai shpjegon se me hyrjen në fuqi të shkallës tatimore progresive, bizneset e mesme dhe të mëdha mund të përballen me rritje të tatimit që arrin deri në dyfishin ose trefishin e vlerës aktuale.
“Në bazë të analizës si Asociacion i Komunave të Kosovës, duke iu referuar ligjit, nëse një biznes këtë vit ka paguar 85 mijë euro për tatim në pronë, në bazë të këtij ligji, dhe me normat minimale të tatimit në pronë mund të shkojë deri në 241 mijë euro apo edhe më shumë, d.m.th do të shikojmë se cilat do të jenë normat e tatimit në pronë. Ky ligj nuk është diskutuar fare me komunat dhe neve si asociacion kemi reaguar, sepse qytetarët kanë marrë fatura shumë të ngritura për tatimin në pronë, por gjithashtu edhe shkalla tatimore progresive, e cila do të zbatohet për biznese nga viti i ardhshëm, normal edhe për banesa rezidenciale, por telashe do të kenë bizneset e mesme dhe të mëdha”, thotë Ibrahimi.
Ibrahimi ngriti shqetësime se kjo rritje e tatimit do të ndikojë drejtpërdrejt në ekonominë e Kosovës, duke e shtyrë biznesin të rrisë çmimet e qirave dhe duke reduktuar numrin e punonjësve. Ai akuzoi Ministrinë e Financave për mungesë transparence dhe për moskonsultimin me komunat për këto ndryshime.
“Tash kjo shkon zinxhirë, nëse tatimi në pronë një biznesi i rritet, dyfishohet e ka mundësi edhe i trefishohet, p.sh nëse një vlerë e kalon e një biznesi 100 milionë euro, ai biznes mund të paguajë deri në 600 mijë euro tatim në pronë, dhe tash kjo shkon zinxhirë, nëse një biznes paguan një faturë të tillë të tatimit në pronë, atëherë normal se ka mundësi që ta ngris qiranë për bizneset që janë në atë biznes të madh, pastaj të kërkohet minimizimi i punëtorëve në ato biznese dhe kjo shkon zinxhirë në dëm të ekonomisë së Republikës së Kosovës. Këto janë pasojat e mostransparencës së Ministrisë së Financave, në këtë raport kur e ka amandamentuar ligjin për tatimin në pronë pa konsulta me komunat e Republikës së Kosovës. Ka mundësi që me qindra, mijëra euro, t’i shtohen bizneseve faturat për tatimin në pronë, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës”, thotë Ibrahimi.
Në anën tjetër, ai paralajmërojë se rritja e tatimit do të ndikojë negativisht edhe në inkasimin e tatimeve nga komunat, pasi çdo pronë që nuk kalon vlerën e 30 mijë eurove nuk do të tatohet.
“Në anën tjetër komunat do të dëmtohen sa i përket inkasimit të tatimit në pronë, sepse me ligjin aktual thuhet se çdo pronë e cila nuk kalon vlerën e 30 mijë eurove, nuk do të tatimohet fare për tatimin në pronë, dhe kjo njëkohësisht do të dëmtojë buxhetet komunale, dhe të njëjtën kohë tatimi në pronë i cili përkthehet në investime kapitale nuk do të ndodhë për disa projekte”, nënvizon Ibrahimi.
KosovaPress ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Financave lidhur me këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e kësaj teme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë