LAJMI I FUNDIT:

“Ligji i ri për gjuhët parasheh uniforma dhe bankënota dygjuhësore”

“Ligji i ri për gjuhët parasheh uniforma dhe bankënota dygjuhësore”

Propozim-ligji i ri për përdorimin e gjuhëve, i cili nesër është në leximin e parë në komisionin për çështje evropiane, parasheh që gjitha organet në pushtetin qendror, ndërmarrjet publike, agjenci, drejtori dhe organizata, komisione persona juridik të cilët kryejnë funksione publike, përkrah gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj të jetë edhe gjuha shqipe.

Sipas Makfaks bëhet fjalë për kërkesat në komunikim, përdorimin në gjitha procedurat e qytetarëve para organeve që përbëjnë pushtetin: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria, gjykatat, prokuroria publike, Avokati i Popullit, arsim, shëndetësi, kulturë, noterët, dokumentet personale, ekonomi dhe fusha tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç gjuhës maqedonase, web-faqet e institucioneve duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe. Emrat e institucioneve në njësitë rajonale dhe qeverisjes lokale, në të cilat së paku 20 për qind e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, do të jenë edhe në gjuhën shqipe.


Uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë në Shkup dhe komunat ku jetojnë 20 për qind shqiptar, gjithashtu do të jenë në dy gjuhë.

Në propozim-ligjin parashihet gjobë prej 4000 deri 5000 euro për organet dhe institucionet tjera që nuk respektojnë rregullat e këtij ligji. Gjobë prej 30 për qind parashihet edhe për personin zyrtar dhe përgjegjës për mosrespektimin e ligjit.

Ligjet që merren nga shtëpia ligjvënëse evropiane dhe janë në pajtim ose me kërkesë të BE-së, sillen pa diskutim në Kuvend./Telegrafi/