LAJMI I FUNDIT:

Ligji i ri nuk nënkupton barazi të plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase

Ligji i ri nuk nënkupton barazi të plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase

Në një intervistë për portalb.mk, eksperti i drejtësisë Osman Kadriu, u shpreh se Ligji i ri për gjuhët nuk ofron barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe asaj maqedonase por është vetëm një avancim në mundësitë për përdorimin e gjuhës shqipe në përgjithësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky ligj nuk është i kënaqshëm, unë kam qenë i konsultuar për draftet atëherë kur u përgatit ligji, ata premtojnë se arrihet shumë më tepër se sa duhet të arrihet, por unë gjithmonë kam qenë këmbëngulës që subjektet politike shqiptare sidomos këta që janë participantë në Qeveri e në Parlament duhet ta njoftojnë popullin në formë burimore, populli ka të drejtë të dijë se çfarë premton dhe çfarë garanton ligji, nuk premton dygjuhësi, nuk garanton barazi të plotë mes gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase dhe nuk garanton gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, vetëm kemi avancim në institucione konkrete dhe në një nivel të kufizuar”, thekson Kadriu.

Miratimi i përshpejtuar në Qeveri i Propozim Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoni së bashku me parimet ligjore të parapara në planin 3-6-9 që Kryeministri Zaev ka paraqitur ne Bruksel, konsiderohen si parakushte të rëndësishëme për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori