Shyqri Kelmendi, anëtar i Komisionit për Trepçë dhe ekspert i fushës, ka folur në “Interaktiv” rreth Ligjit të Trepçës. Ai është anëtar i komisionit me 16 anëtarë, ku janë tre ministra aktualë dhe dy anëtarë serbë.
Ai ka thënë se Komisioni për Trepçë duhet ta mendojë rrugën e Trepçës në periudhën e parë, ku përfshihet stabilizimi i prodhimit, shkollimi i kuadrove të reja, rrumbullakimi i raportit minerar e xehetar dhe ri-përtëritja e fuqisë punëtore, transmeton Koha.net.
Sipas Kelmendit, duhet pritur ende për të ndërmarrë një koncensionim me një kompani serioze, por që për momentin dhe për disa vite të ardhshme nuk parashihet kjo lëvizje.
Kelmendi ka treguar gjithashtu se në Ligjin për Trepçën nuk përfshihet asetet jashtë Kosovës.
“Asetet që janë jashtë Kosovës nuk përfshihen në këtë ligj, por duhet të mbeten në politikat e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Kelmendi duke shtuar se ato mbesin nën përgjegjësi të AKP-së, por që gradualisht mund të merren edhe ato.
Kurse, në rrafshin e shumëfolur të kreditorëve, ai ka thënë se ende nuk e kanë një pasqyrë të plotë, por që brenda javës do të përgatitë AKP-ja një pasqyrë të plotë.
“Nuk kam pasqyrën e plotë të kreditorëve, brenda javës AKP ka thënë se do ta përfundojë pasqyrën e plotë. Sipas të dhënave të mia janë 20-25 kreditorë, të gjithë janë nga Serbia dhe kërkesat e tyre sillen nga 70-150 milionë euro, por unë mendoj se janë të pambuluara me ndonjë dokumentacion relevant”, ka thënë Kelmendi.
Kelmendi ka thënë se minierat duhet të kenë mendësinë e shekullit 21, duke synuar në prodhimin e metaleve që sot përdoren në teknologjinë e pajisjeve me “touch”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kosova bën gati listën e aplikimeve për Kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës