Ligji për përdorimin e gjuhëve krijon dilema për noterët dhe përmbaruesit në Maqedoni
Ligji për gjuhë ka krijuar dilema për noterët dhe përmbaruesit për atë se si dhe me cilët para do t’i paguajnë personat që do të jenë të autorizuar për përkthim dhe përpilimin e akteve të përgatitura noteriale ose përmbaruese në gjuhën e komuniteteve. Edhe nga Oda e përmbaruesve dhe nga Oda e noterëve thonë se deri më tani nuk kanë zgjidhje konkrete për këtë problem.
“Deri më tani parimi ishte që procedurat i financonin kreditorët dhe më pas një pjesë e fondeve të paguara u ktheheshin të njëjtëve dhe paguheshin nga debitorët. Tani i vendoset theks i veçantë kësaj çështjeje sepse tani shteti imponon detyrime financiare të cilët ne duhet patjetër t’i respektojmë dhe do të duhet që mjetet të sigurohen, ndërsa si do të sigurohen duhet të përcaktohet kur të miratohet ligji”, tha Zoran Dimov, Kryetari i Odës së përmbaruesve.
Një pjesë e noterëve të cilët gjuhë amtare e kanë gjuhën shqipe thonë se nuk do të kenë problem, por problem do të kenë noterët që punojnë në zonat ku 20% të qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja. Një pjesë e noterëve që i kontaktoi Alsat M thonë se kjo risi mund t’ua ulë punën, respektivisht të humbasin një pjesë të klientëve të mundshëm shqiptarë ose të komuniteteve tjera që kanë nevojë për noter. Edhe nga Qeveria nuk kanë zgjidhje për këtë problem.
“Aktualisht ligji gjendet në procedurë parlamentare, pasi përfundimit të të njëjtit dhe miratimit të tij përfundimtar opinioni do të jetë i informuar për të gjitha segmentet në interes të qytetarëve”, thanë nga Qeveria e RM-së.
Ndryshe edhe kryeministri Zoran Zaev disa kohë më parë tha se risitë me këtë ligj do të sjellin edhe implikime financiare për të cilat sipas paralajmërimeve do të sigurohen edhe fonde. Sipas Ligjit për funksionim të institucioneve të reja që janë paraparë me Nenin 18 dhe 20 do të nevojiten 16 milionë denarë dhe 90 milion denarë që do të shpërndahen në mesin e shfrytëzuesve të ndryshëm buxhetor për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën