Shtatë muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar përgatitjen e programit që ka për qëllim promovimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare, pasi kjo parashihet në nenin 21 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji do të marrin masa për të promovuar përdorimin e të gjitha gjuhëve zyrtare, si dhe për të garantuar mbrojtjen e gjuhëve të bashkësive të tjera, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare”, thuhet në Nenin 21.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë për Alsat se programi që po përpilohet nga grupi i punës me të cilin udhëheq zëvendës sekretari i qeverisë, Tahir Hani, synon rritjen e vetëdijes tek qytetarët për përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ndërsa, sa u takon institucioneve, këto të fundit i detyron vet ligji që gjatë punës së tyre të përdorin edhe gjuhën shqipe.
“Deri në formimin e Inspektoratit është grupi ndër resorësh në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ndjek ndihmon dhe koordinon zbatimin e dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ashtu siç e parasheh ligji, të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë në praktikë ligjin për përdorimin e gjuhëve do të sanksionohen ashtu siç e parashikon ligji”, u shpreh Muhamed Hoxha- zëdhënës i Qeverisë.
Pavarësisht kësaj, shumë institucione në vend ende nuk kanë filluar më respektimin e plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndërsa disa të tjera diçka të tillë e bëjnë pjesërisht. Ato duhet që më së voni një vit nga hyrja në fuqi e ligjit të mësipërm, të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore t’i kenë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa sipas pikës 4 të nenit 6 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, të njëjtat duhet të zbatojnë dygjuhësinë edhe në faqet e tyre zyrtare në internet. Se sa institucionet në vend respektojnë gjuhën shqipe do të dihet më së miri pas formimit të Inspektorati për Zbatimin e Gjuhëve, ligji për themelimin e të cilit është dërguar në Kuvend. Inspektorati duhet të fillojë të funksionojë plotësisht më së voni një viti nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert