LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier: Manchester City drejt titullit

Liga Premier: Manchester City drejt titullit

Edin Dzeko shënoi dy gola të rëndësishëm të cilët i dhanë Manchester Cityt fitoren 3-2 ndaj Evertonit, duke siguruar vend në ekipin më të mirë të javës.

Fitorja ndaj Evertonit e shndërroi skuadrën e Manuel Pellegrinit në favorite për të fituar titullin e Ligës Premier, derisa këtë e forcoi edhe barazimi i Liverpoolit ndaj Crystal Palace, kjo e fundit falë sulmuesit të Palace, Dwight Gayle, që po ashtu përfshihet në ekipin e javës.

Java ishte e mirë edhe për Arsenalin, që arriti të sigurojë pozitën e katërt tabelare me një fitore ndaj West Brom, dhe ka siguruar dy pozita në ekipin e javës. Backary Sagna pushton pozitën e mbrojtësit të djathtë, derisa Mesut Ozil rikthehet në më të mirët e javës, duke pushtuar pozitën e mesfushorit të qendrës.

Në mesin e të mirëve është përfshirë edhe Wes Brown, i cili me Sunderlandin, ekipin e fundit në tabelë, arriti të mposhtë ish-skuadrën e tij Manchester United dhe të shtojë gjasat e skuadrës për mbijetesë.


Befasi këtë javë bëri edhe Norwich City që ndaloi Chelsean, me mbrojtësin e kësaj skuadre Michael Turner që siguron vend në ekip.

Në vazhdim 11-shja e javës e zgjedhur nga Goal:

Portier: Hugo Lloris (Tottenham)

Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal); Wes Brown (Sunderland); Michael Turner (Norwich City); Luke Shaw (Southampton)

Mesfushorë: Andreas Weimann (Aston Villa); Mesut Ozil (Arsenal); Ross Barkley (Everton); Oussama Assaidi (Stoke City).

Sulmues: Edin Dzeko (Manchester City); Dwight Gayle (Crystal Palace)
/Telegrafi/