Liga e Kampionëve për femra: Mitrovica mposhtet edhe një herë nga Wolfsburgu

Kampionia e Kosovës, Mitrovica, eliminohet nga garat e Ligës së Kampionëve për femra.
Futbollistet e Mitrovicës u paraqitën më mirë se në takimin e parë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, por sërish nuk i shpëtuan humbjes së thellë me rezultat 5-0 nga Wolfsburgu mikpritës.
Skuadra gjermane takimin e parë në Prishtinë e kishte fituar me 10-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 15-0 u kualifikuan në të tetën e finales.
Golat i realizuan futbollistet Claudia Neto (24'), Harder (29'), Jakbfi (38'), Wolter (55') e Gunnarsdottir (86’-nga penalltia).
Kujtojmë se skuadra e Seid Onbashit është skuadra e parë e Kosovës, që u kualifikuan në rrethin më të lartë të kësaj gare pasi që e kaloi raundin kualifikues.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































