Tashmë është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin e 32-të.

Në Nyon të Zvicrës, 32 skuadra kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre, derisa në këtë edicion do të luajnë edhe skuadra si, Arsenali, Manchester United, Inter e Roma.


The Gunners do të përballen me Olympiaciosn, ndërsa Nerazzurët do të takohen me Ludogoretsin.

Djajtë e Kuq do të ballafaqohen me Club Bruggen që ra nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa Giallorossët do të kenë punë me Gentin.

Ndeshjet e para do të zhvillohet më 20 shkurt, derisa ato kthyese do të mbahen më 27 shkurt.

Më 26 shkurt, Braga do të luajë më 26 shkurt (e mërkure ), shkaku që Porto ka përfunduar më lartë se ta në ligë dhe nuk mund të luajnë në atë stadium. /Telegrafi/

telegrafi sport app