LAJMI I FUNDIT:

Lidhjet ruse në trazirat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lidhjet ruse në trazirat e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Trazirat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nxitën nga vrasja e një qytetari afrikano-amerikan George Foyd, nga policia e Minneapolis pas arrestimit.

Referuar medieve të huaja, thuhet se trazirat në vend janë të organizuara nga lëvizja ANTIFA dhe radikalë të tjerë të krahut të majtë. Lidhur me këtë, presidenti Donald Trump në një shkrim në Twitter, theksoi se ANTIFA do të shpallet si lëvizje terroriste, përcjell Telegrafi.


Qysh në vitet 1920 dhe 1940, Bashkimi Sovjetik ka mbështetur lëvizjet antifashiste të vendeve të ndryshme, shpesh duke përdorur termin “Antifa” për t’i përshkruar ato.

Grupet terroriste të ekstremit të majtë, me ideologji të ANTIFA-së, janë përdorur nga inteligjenca sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë për të shkaktuar trazira në Evropën Perëndimore, duke kryer akte terroriste kundër forcave të sigurisë, caqeve ushtarake dhe figurave kyçe politike.

Pasi Vladimir Putin mori përsipër udhëheqjen në Kremlin, Rusia ka përdorur në mënyrë aktive kërcënimin fashist në politikat e saj të jashtme dhe të brendshme. Të gjitha regjimet që nuk i përshtaten Kremlinit ose nuk ndajnë qëndrime të ngjashme sikur ato të Moskës, akuzohen për fashizëm. Kështu, edhe qëllimet e lëvizjes ANTIFA përkojnë me ato të Kremlinit.

Mbështetja e vazhdueshme për lëvizjet e ekstremit të majtë dhe neo-nazistë, lejon Kremlinin të përfitojë nga të dy ideologjitë, duke mbajtur një konflikt të vazhdueshëm dhe praninë e problemeve strategjike që mbështjellin demokracitë në media. Për shembull, udhëheqësi i grupit amerikan të militarizuar neo-nazist “The Base”, Rinaldo Nazzaro, u largua nga Nju Jorku dhe tani jeton në Shën Petersburg, i cili më pas edhe u martua me një grua ruse. Dhe duke filluar nga viti 2019, ai nuk ka fshehur vendndodhjen dhe përkatësinë e tij, veçanërisht ai shpesh poston fotografi me bluza me imazhin e Vladimir Putin dhe përdorë fraza të tilla si “Rusia, një fuqi e pakufizuar”. Një strategji e tillë i lejon Rusisë të ndjek qasjen “përçaj dhe sundo”.

Në vitin 2016, “komiteti antifashist”, një organizatë joqeveritare rajonale e Republikës së Krimesë (RNGORC “Antifa”), u regjistrua në Krimenë e aneksuar, e cila udhëhiqet nga drejtori i një ndërmarrje ndërtimore në qytetin e Jaltës, i lidhur me qeverinë ruse.

Gjithashtu, sipas artikullit të njëjtë, Rusia ka krijuar bashkësi të rreme në rrjete sociale për të mbështetur njerëzit me lëkurë të zezë, dhe ndërkohë e në anën tjetër, punoi me bashkëpunëtorë me ngjyrë të bardhë.

Në vitin 2017, The Washington Post publikoi një artikull lidhur me origjinën e propagandës raciste ruse në të kaluarën e saj Sovjetike. Në atë kohë, Turnell Jermen Starr, kolumnist i kësaj gazete, tha se reklamat ruse të sponzorizuara në territorin e SHBA, ishin kryesisht të përballjes me amerikanët me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, e cila i zuri në befasi shumë qytetarë amerikan.

Veprime të tjera të ngjashme të mbështetura nga Kremlini, ishin edhe rastet e protestave në Kataloni dhe “Jelekëve të Verdhë” në Francë, të cilat kishin për qëllim pengimin e zhvillimeve të ngjarjeve për të cilat Kremlini është i interesuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori