LAJMI I FUNDIT:

Lidhjet në plazh, dashuri apo iluzion?

Lidhjet në plazh, dashuri apo iluzion?

Njohjet e krijuara në plazh janë të shumta dhe sa i rezistojnë kohës, kjo është një çështje personale e të dy partnerëve.

Shpesh nuk u është besuar këtyre lidhjeve duke i cilësuar si të përkohshme, të nxitura nga rrethanat dhe sjelljeve intuitive.

Dikush që ka pasur një eksperiencë të tillë, mund të pyeste veten: A do ishim njohur edhe në kushte të tjera? Apo ishin pushimet ato që na lidhën?…

Gjithsesi mund të themi se dashuritë e lindura nuk janë të programuara. Ato shfaqen kudo ndodhemi, pak rëndësi ka se në plazh, punë apo kudo tjetër. Në thelb, ajo që mbart vlera është se sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie pas kohës së pushimeve.

Ndodhemi në një stad tjetër të lidhjes, kur partnerët hedhin pas krahëve kohën e pakufishme të kaluar së bashku, netët e vona, argëtimet… Dhe gjendemi papritur në një ritëm tjetër jete. Takime më të pakta për shkak të punës, studimeve e impenjimeve të tjera.

1

Ndoshta nuk jemi gjithnjë në formën tonë më të mirë fizike dhe shpirtërore. Nuk kemi kohën e duhur për t’u marrë me veten e të dukemi tërheqës ashtu siç bënim në ditët e pushimeve.

Krahas kësaj, jeta e përditshme shoqërohet me probleme e pengesa që na bëjnë të jemi më të lodhur e të stresuar. Të gjitha këto nuk ekzistonin në fillimet e njohjes sonë. Gjithçka ishte e fokusuar në aventurën tonë të dashurisë.

Përballja me këto ndryshime mund të ketë ndikim në jetëgjatësinë e një dashurie të lindur në plazh. Por jo specifikisht vetëm kjo lloj njohjeje rrezikohet nga këto rrethana. Edhe njohjet e krijuara në kushte të tjera, përballen me probleme.

Fillimi i njohjes nuk na bën të mundur të njohim çdo detaj të partnerit tonë. Koha na njeh me gjithçka.

Sa do të mbijetojë kjo marrëdhënie? Ajo që ka vlerë, është dashuria dhe ndjenja për atë çka përfaqëson tjetri dhe zotësia për t’u përshtatur… pak rendësi ka se kur dhe në ç’rrethana jemi njohur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
Kalo në kategori