LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që deputetët të votojnë për rritjen e pagave në sektorin publik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që deputetët të votojnë për rritjen e pagave në sektorin publik

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bën thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës ta votojnë amendamentin për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik para, siç thonë, rritjes shtesë të çmimeve të energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe goditjeve të reja të çmimeve.

“Votojeni amendamentin e LSM-së për harmonizimin e pagave për 2.806 denarë në sektorin publik të propozuar nga OBRM-PDUKM-ja dhe mos e shfrytëzoni debatin për ribalansin që më tepër t’i ngecni të drejtat e punëtorëve përmes heqjes së ditës së diel ditë jo pune në vendet turistike dhe kjo do të thotë gjithkund”, porositën nga LSM-ja dhe thonë se amendamenti duhet të votohet sa më shpejtë nga të gjithë deputetët.

Theksojnë se në debatin e komisionit deputetët duhet ta shpenzojnë kohën për konfirmimin e parashtresave përmes të cilave të gjithë punëtorët nga sektori publik nga 1 korriku i këtij viti do ta marrin harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale prej 2.806 denarë, ndërsa në të kundërtën do të bëjnë greva më 22 qershor të këtij viti që e caktuar nga LSM-ja nëse nuk miratohet amendamenti i tyre.


Në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet këtë javë filloi debati për ribalansin e Buxhetit për vitin 2022. Gjatë debatit duhet të shqyrtohen edhe mbi 200 amendamente ndër të cilat edhe amendamenti i LSM-së, të parashtruar përmes deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori