LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e Historianëve të Kosovës kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama

Lidhja e Historianëve të Kosovës kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan (Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan), me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, shprehet e shqetësuar me punën dhe profesionalizimin e gjykatësve të kësaj instance gjyqësore të vendit tonë.

Përmes një reagimi të bërë për media, kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së gjatë këtyre 10 viteve të punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, kjo gjykatë dhe një pjesë e gjyqtarëve të saj ka qenë në shërbim të politikës ditore vendore dhe asaj ndërkombëtare.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson së gjatë këtyre 10 viteve Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka marrë një seri të vendimeve të këqija e ndër ta është vendimi që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit (vendim ky iu marrë me 2016). Ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i cili legalizon ligjet, vendimet dhe aktet nën ligjore të kohës së masave të dhunshme, është i pa pranueshëm, i pa zbatueshëm dhe është nul.  Në Kosovë janë të pa zbatuar vendimet e kohës së Millosheviqit.


Lidhja e Historianeve kërkon dorëheqjen e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama.

“Ne, sot në këtë 10 vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i bëjmë thirrje publike kryetares së saj Arta Hajrizi-Rama, që të dorehiqet në mënyrë vullnetare, pasi që ajo me nënshkrimin e saj që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i kalojnë në pronësi Manastirit të Deçanit, ka shkelur rendin e ri kushtetues të Republikës së Kosovës dhe ka zbatuar vendimet të kohës së Millosheviqit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori