LAJMI I FUNDIT:

Me liderin e vdekur, çfarë mund të ndodhë me ISIS-in? Skenarët e mundshëm dhe emrat që mund ta zëvendësojnë Abu Bekr al-Baghdadin

Me liderin e vdekur, çfarë mund të ndodhë me ISIS-in? Skenarët e mundshëm dhe emrat që mund ta zëvendësojnë Abu Bekr al-Baghdadin

Udhëheqësit botërorë dhe analistët rajonalë kanë paralajmëruar për kërcënimin e mbetur nga grupi i armatosur i Shtetit Islamik të Irakut dhe Levant (ISIL ose ISIS) – edhe pas vdekjes së liderit të tij, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas presidentit amerikan, Donald Trump, shefi i ISIS-it vdiq gjatë një sulmi nga forcat speciale amerikane në Barisha, një fshat në provincën veri-perëndimore të Sirisë, Idlib, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.


Al-Bagdadi shpërtheu një jelek vetëvrasës pasi hyri në një tunel nën një kompleks, duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij, tha të dielën Trump.

Nën urdhrin e al-Bagdadi, ISIS u bë një nga grupet më të egra të armatosura në historinë moderne dhe, në kulmin e tij, Kalifati i vetë-deklaruar mbuloi territorin në Irak dhe Siri – afërsisht të barabartë me madhësinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë
Lexo po ashtu Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Duke shfrytëzuar internetin dhe duke inkurajuar ndjekësit nga pjesë të ndryshme të botës për t’u bashkuar me ta, luftëtarët e ISIS-it kryen vrasje masive, prerje kokash dhe fushata përdhunimesh në Irak dhe Siri, dhe frymëzuan sulme përtej Lindjes së Mesme.

Në vitet në vijim, një seri sulmesh hoqën gradualisht grupin nga territoret e tij, me luftëtarët që humbën “copëzat” e tyre të fundit në Siri në mars të këtij viti.

Andreas Krieg, profesor ndihmës në Departamentin e Studimeve të Mbrojtjes të King’s College London, tha se vdekja e al-Baghdadit ishte “kryesisht me rëndësi simbolike”.

“Unë kam thënë për vite të tëra që kjo organizatë është bërë disi e një kalifati virtual; një ekskluzivitet që grupet e tjera mund të kopjojnë dhe në thelb ta bartin nëpër botë”, i ka thënë ai Al Jazeera-s, duke përshkruar ISIS-in si një “bashkësi virtuale” që ka qenë “pa udhëheqje”.

“Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi
Lexo po ashtu “Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi

“Vrasja e të ashtuquajturit Kalif të vetëshpallur nuk bën asnjë ndryshim në këtë sepse grupet e ndryshme që ekzistuan dhe vazhduan të ekzistojnë pas rënies së kalifatit fizik do të vazhdojnë të luftojnë në nëntokë në Siri dhe Irak, por gjithashtu në Afganistan dhe Afrikën sub-Sahariane dhe gjetkë”, tha ai.

Ndërsa detajet rreth operacionit që çuan në vdekjen e al-Baghdadit ende po shfaqen – dhe vdekja e tij është paralajmëruar shumë herë më parë – është vënë në pah çështja e pasardhësit të tij.

Kanalet e mediave sociale të ISIS-it nuk e kanë konfirmuar njoftimin e Trump, as aluduar për pasardhës të mundshëm, por analisti politik irakian Hiwa Osman tha se nuk do të kalonte shumë kohë para se të dilte emri i një drejtuesi të ri.

“Duke parë të kaluarën e këtyre grupeve radikale, kur [udhëheqësi i al-Kaedës në Irak Abu Musab] al-Zarqawi u vra, grupi ishte shumë i shpejtë në caktimin e një personi tjetër që të jetë në krye; kur Osama bin Laden u vra, al-Qaeda ishte gjithashtu shumë e shpejtë për të emëruar dikë tjetër në vendin e tij – Unë mendoj se ne do të dëgjojmë të njëjtën gjë nga ISIL”, ka thënë ai për Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Analistët thanë që lista e pasardhësve të mundshëm duket të jetë e shkurtër, me Hisham al-Hashemi, një ekspert irakian në ISIS, duke përmendur se dy kandidatë të mundshëm janë të dalluar: Abu Othman al-Tunsi dhe Abu Saleh al-Juzrawi, i cili njihet edhe si Hajj Abdullah.

I pari – një tunizian – kryeson Këshillin Shura të ISIL-it, një organ legjislativ dhe këshillues, i tha al-Hashemi agjencisë së lajmeve AFP.

I dyti – një saudit – drejton të ashtuquajturin Komiteti i Deleguar i grupit, një organ ekzekutiv, tha ai.

Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor
Lexo po ashtu Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor

Këto “opsione të mundshme” megjithatë do të ishin të diskutueshme, sipas al-Hashemi, sepse asnjëri nuk është sirian apo irakian, që përbëjnë pjesën më të madhe të forcës luftarake të ISIS-it.

“Kjo mund të çojë në dezertime”, tha ai.

Ndërkohë Aymenn Jawad Tamimi, një akademik dhe ekspert i luftëtarëve të armatosur, gjithashtu e identifikoi Hajj Abdullah si një pasues të mundshëm.

“Ai paraqitet në dokumentet e rrjedhura të ISIS-it si zëvendës i Baghdadit dhe për dijeninë time, ai nuk është i vdekur”, i ka thënë Tamimi, AFP-së.

“Përveç disa teksteve që përmendin Hajj Abdullah, nuk dihet shumë për të, përveç që ai ishte emir i Komitetit të Deleguar i cili është organi i përgjithshëm drejtues i ISIL”.

Abdullah Qardash

Spekulimet janë përhapur edhe rreth një figure të vjetër të ISIS-it të njohur si Abdullah Qardash – një ish-oficer ushtarak irakian i burgosur me al-Baghdadin në burgun irakian të Camp Bucca.

Osama Bin Javaid i Al Jazeera, duke raportuar nga Reyhanli i Turqisë në kufirin sirian, iu referua një deklarate disa mujore të atribuar krahut të propagandës së ISIS-it, Amaq, por asnjëherë nuk u miratua zyrtarisht nga grupi që tha se Qardash ishte zgjedhur si udhëheqës edhe përpara se Trump të deklaronte se al-Baghdadi vdiq.

Trump poston fotografinë e qenit të përfshirë në vrasjen e al-Baghdadit, tregohet se çfarë roli luajti ai gjatë operacionit
Lexo po ashtu Trump poston fotografinë e qenit të përfshirë në vrasjen e al-Baghdadit, tregohet se çfarë roli luajti ai gjatë operacionit

“Por ne nuk dimë ende se sa ka mbetur nga rrethi i brendshëm i ISIL-it – Shura – apo nëse Abdullah Qardash është akoma gjallë”, tha ai.

“Pjesa më e madhe e udhëheqjes së ISIS-it tashmë është ‘fshirë’ nga Iraku dhe Siria. Shumë analistë kanë sugjeruar që ky do të jetë një gjë të cilën al-Baghdadi ndoshta e ka parashikuar për pasardhësin e tij”, shtoi ai.

Gjithsesi, Tamimi dhe al-Hashemi të dy thanë se deklarata për promovimin e Qardash ishte e rreme.

Duke cituar burimet e inteligjencës irakene, al-Hashemi tha që Qardash kishte vdekur që nga viti 2017.

“Vajza e Qardash aktualisht mbahet nga inteligjenca Irakiane”, ka shtuar ai.

Al-Hashemi gjithashtu vlerëson se Qardash – një turkmen nga rajoni Tal Afar i Irakut – nuk do të cilësohej si “Kalif” sepse ai nuk është nga fisi Kurejsh – i njëjti fis si Profeti Muhamed.

Ai tha se përkatësia e fisit Kurejsh shihet si një parakusht për t’u bërë Kalif – një biografi e shkurtër e al-Baghdadit e postuar në forume në internet në vitin 2014 kishte gjurmuar prejardhjen e tij te fisi Kurejsh.

“Një barrë”

Kushdo që del si udhëheqës do të trashëgojë detyrën e vështirë për të udhëhequr një organizatë të “zhveshur” që është zvogëluar në qeliza të shpërndara.

Madje, thuhet se ndarjet janë zgjeruar brenda radhëve të ISIS-it në muajt e fundit, me disa përkrahës që fajësojnë al-Bagdadi për prishjen e “Kalifatit” në mars.

Megjithatë, Hasan Haniyeh, një analist me bazë në Aman, tha se vdekja e al-Baghdadit nuk do të rezultojë në “ndonjë ndryshim thelbësor” për ISIS-in, duke argumentuar se ai madje mund të sjellë një lehtësim për grupin për shkak të detyrës së vështirë për ta mbrojtur atë.

Operacioni ndaj Abu Bakr al-Baghdadit, publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it
Lexo po ashtu Operacioni ndaj Abu Bakr al-Baghdadit, publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it

“Al-BagHdadi, si një figurë udhëheqëse, ishte bërë një barrë për organizatën që nga humbjet e grupit në Irak dhe Siri”, i tha ai Al Jazeera-s. “Unë mendoj se ISIS do të vazhdojë më tej por do t’i kthehet të qenit një organizatë, jo një shtet ose Kalifat … Strukturat e shumta të grupit do të mbijetojnë dhe do të transformohen vetë pas vdekjes së tij”.

Ndërsa Nate Rosenblatt, një studiues dhe ekspert i grupeve të armatosura, tha se me “heqjen” e al-Baghdadit, “bashkëpunëtorët e ISIS-it kanë një shans të mos zotohen përsëri për besnikërinë e tyre ndaj pasardhësit të Baghdadit”.

“Kjo mund të japë një forcë për grupet rivale të armatosura në Siri si Hay’et Tahrir al-Sham dhe grupit Hurras al-Deen”, i tha ai AFP-së. Të dy janë përpjekur të çrrënjosin ISIS-in nga vendi.

Lufta vazhdon

Ndërkohë, liderët botërorë kanë tërhequr vërejtjen se lufta ndaj grupeve të armatosura nuk ka përfunduar ende.

Rusia të hënën bëri lëvdata për operacionin ushtarak amerikan, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov që refuzoi të thoshte nëse Washingtoni e ka njoftuar Moskën, paraprakisht, përcjell Telegrafi.

“Nëse kjo informatë konfirmohet, ne mund të flasim për një kontribut serioz nga presidenti i Shteteve të Bashkuara për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se vdekja e al-Baghdadit ishte një goditje e madhe kundër ISIS-it por “lufta vazhdon për të mposhtur përfundimisht këtë organizatë terroriste”.

Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por roli i tij ka qenë simbolik? Mediumi amerikan shkruan se dikush tjetër është lideri i vërtetë i ISIS-it!
Lexo po ashtu Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, por roli i tij ka qenë simbolik? Mediumi amerikan shkruan se dikush tjetër është lideri i vërtetë i ISIS-it!

Ndërsa kryeministri britanik Boris Johnson tha: “Ne do të punojmë me partnerët tanë të koalicionit për t’i dhënë fund aktiviteteve vrastare, barbare të Daesh [akronimit arab për ISIS] një herë e përgjithmonë”.

Në Azinë Juglindore, një përqendrim i rëndësishëm për ISIS, zyrtarët thanë se forcat e sigurisë po përgatiteshin për një betejë të gjatë për të “prishur” ideologjinë e këtij grupi.

Megjithëse vdekja e al-Baghdadi do të shqetësojë ISIS-in, ai mbetet i aftë dhe i rrezikshëm, tha Delfin Lorenzana, sekretari i Mbrojtjes i Filipineve, ku ndikimi i këtij grupi ka mbajtur në rajonin e tij të trazuar Mindanao.

“Kjo është një goditje për organizatën duke e konsideruar respektin e al-Bagdadi si udhëheqës. Por kjo është vetëm një pengesë e çastit duke marrë parasysh thellësinë dhe shtrirjen e organizatës në të gjithë botën”, tha Lorenzana.

Megjithatë, sipas tij, “dikush do të zërë vendin e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Plenkoviq fiton zgjedhjet në Kroaci

Kroacia
Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Izraeli sulmohet përsëri nga Hezbollahu - 14 ushtarë të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë

Azia
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Ushtarët rusë shohin vetëm një mënyrë që të kthehen të gjallë te familjet e tyre, thotë Ukraina

Botë
Kalo në kategori