LAJMI I FUNDIT:

Lideri kosovar në industrinë e Call Center bashkohet me një nga liderët global

Lideri kosovar në industrinë e Call Center bashkohet me një nga liderët global

Kompania IQ to Link po rritet dita e ditës dhe së fundmi është arritur një marrëveshje shumë e rëndësishme me një partner të ri me qëllim për të vazhduar rrugëtimin drejtë suksesit.

Duke qenë se për vetëm tre vjet ka arritur të bëhet lider në këtë fushë , si kompania me suksesin më të madh në tregun rajonal, IQ ka vendosur të bashkohet me një nga liderët global të po kësaj fushe.

Së fundmi IQ to Link ka krijuar një partneritet me Grupin Webhelp.

Së bashku me kompaninë e njohur Webhelp, IQ to Link do të jetë akoma më e fortë dhe mund të arrijë synimet edhe më shpejtë!

Rreth Webhelp

Webhelp është një ofrues global në fushën Business Process Outsourcing (BPO), i specializuar në bashkëveprimin midis bizneseve dhe klientëve të tij, për të krijuar një “Customer Experience” në të gjitha kanalet.

Portofoli i Webhelp përfshin gjithashtu edhe pagesa, shpërndarje, si dhe shërbime tjera të marketingut. Në më shumë se 100 qendra në 28 vende, punojnë mbi 40.000 njerëz me koncepte Omni-Channel të bazuara në teknologji për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me klientët.

Ky partneritet do të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e biznesit aktual duke ofruar shërbime ndërkombëtare për të gjithë klientët.

Ky bashkim gjithashtu do të mundësojë qasje në rrjetin global të konsumatorëve dhe do të bëjë të mundur që IQ të vendoset në hartën globale të qendrave të thirrjeve.

Gjithsesi vlen të përmendet se mënyra dhe rrjedha e punës nuk do të ndryshojnë dhe menaxhmenti do të vazhdojë punën si deri më tani vetëm se tani IQ ka shkëmbyer aksionet me Webhelp.

Të qenit partnerë të barabartë, do të thotë më shumë siguri dhe mundësi për t’u rritur dhe për të arritur suksese të shumta.

Në IQ to Link është punuar shumë dhe janë bërë përgatitje që deri në muajin prill të këtij viti të hapet qendra e katërt dhe të zgjerohet qendra aktuale në Mitrovicë. Në këtë mënyrë do të sigurohen të gjitha vendet e punës, do të fitohen klientë shtesë dhe do të rekrutohen punonjës të rinjë.

IQ to Link dhe Webhelp së bashku drejtë sukesit!

Artikull i Sponzoruar