LAJMI I FUNDIT:

Lichtsteiner: Nuk pendohem që u largova nga Juve, shpresoj ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Lichtsteiner: Nuk pendohem që u largova nga Juve, shpresoj ta fitojnë Ligën e Kampionëve
Stephan Lichtsteiner gjatë ndeshjes mes Arsenalit dhe Manchester Cityt (Foto: Getty Images)

I sapo transferuari te Arsenali, Stephan Lichtsteiner, është kthyer të flas për ish-skuadrën e tij.

Ai tha se shpreson se Zonja e Vjetër të fitojë Ligën e Kampionëve, por nuk është penduar se është larguar.

“Shpresoj që Juventusi të fitojë Ligën e Kampionëve, ata e meritojnë pas dy finaleve të humbura”.


Lichtsteiner dhe Chiellini gjatë festës së Scudettos (Foto: Getty Images)

“Ronaldo? Nuk pendohem që u largova pasi ajo ishte çka dëshiroja. Doja një sfidë të re. Të gjithë janë të lumtur t’i bashkohen Juventusit, por tani mendoj për Arsenalin”, ka thënë Lichtsteiner për Sky Sport.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës ka fituar shtatë Scudetto radhazi me Juven nga 2011 deri në 2018.

Spektakli Ronaldo, e gjitha ajo që CR7 bëri në miqësoren e Juventusit
Lexo po ashtu Spektakli Ronaldo, e gjitha ajo që CR7 bëri në miqësoren e Juventusit

34-vjeçari luajti ndeshjen e parë me Arsenalin në Ligën Premier, por humbi nga Manchester City me rezultat 0-2.

Lichtsteiner kaloi te Topçinjtë këtë verë si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori