Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu dhe kolegu i tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi janë përplasur sonte në Kuvend në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e cila bie ndesh në 23 nene me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Aliu në seancën e interpelancës me kryeministrin Avdullah Hoti për Asociacionin, ka akuzuar këtë të fundit se në procesin e dialogut me Serbinë në Bruksel nuk e ka përmendur se Kushtetuesja e ka shpallur jo kushtetuese marrëveshjen për Zajednicën dhe se kjo e fundit nuk mund të formohet.
“Pse nuk e ka përmend Hoti në Bruksel vendimin e Gjykatës Kushtetuese? Pse nuk iu ka thënë atyre se ne kemi një Gjykatë Kushtetuese që marrëveshjen e vitit 2015 e ka shpallur jo kushtetuese, por na thoni neve se po shqetësohemi? Pse Hoti nuk ka tregon që Serbia nuk e ka ratifikuar marrëveshjen që ne e paskemi ratifikuar… Ka heshtur, ka thënë se marrëveshjen e vitit 2015 do ta realizojmë, po nuk do ta realizojë as ai e as ju, sepse marrëveshja e ndan Kosovën në vija etnike…Serbia e cila është duke blerë dron prej Kinës, e ata drona e dimë që nuk është duke i marrë për të xhiruar dasma, por ata dron i ka marrë për t’i përdor ndaj dikujt, ndaj neve, ndaj fëmijëve tanë, prandaj kjo përmban rrezik”, ka thënë ai.
Por të gjithë këtë e ka quajtur një ‘aktrim të lezetshëm’, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi, teksa ai nuk la pa ia rikujtuar edhe sulmet e aktivistëve së Lëvizjes Vetëvendosjes kundër Policisë së Kosovës.
“Ky aktrimi i lezetshëm i Liburnit po krijon atmosferë të mirë, që po më pëlqen. Po ia kthej me të njëjtën pyetje: zotëri Liburn Aliu, çka keni bërë ju? Vetëm në vitin 2015, 250 policë të lënduar, vetëm në janar e vitit 2015, 127 policë të lënduar. Pra ajo që keni bërë është se keni sulmuar Policinë e Kosovës, Kuvendin për një krim imagjinar. Po ta përsëris se nuk jam më pjesë e këtij debati të panevojshëm me ju dhe po të them se asociacioni i komunave me shumicë serbe, i cili është marrë si vendim pas operacionit të dështuar në veri, problemin e veriut e keni ndërkombëtarizuar dhe e keni bërë problem të madh për Kosovën”, ka thënë ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë