Pas dorëheqjes nga posti i ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, raportohet se Liburn Aliu mund t’i bashkohet Qeverisë Rama, ndërsa Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë çështje.

I pyetur nga gazetarët për dorëheqjen e Liburn Aliut nga pozicioni i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kurti ka shmangur përgjigjen.


Kryeministri në detyrë ka theksuar se momenti nuk është i përshtatshëm për të komentuar mbi këtë çështje, duke thënë: “Nuk është as vendi, as dita për këtë temë”.

Ndërkaq, në disa media është raportuar se Liburn Aliu mund të jetë pjesë e Qeverisë Rama në Shqipëri, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtarë nga asnjëra palë.

Ndryshe, Liburn Aliu ditë më parë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kjo siç tha ai "pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës". /Telegrafi/