Publicisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Dr. Nusret Pllana, ka treguar për pritjet nga një takim shumë i rëndësishëm që do të zhvillojë në Vatikan javën e ardhshme me Papa Françeskun.
Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, që promovon paqen dhe harmoninë në botë, do të njihet nga afër me vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës para dy dekadave. Ai do të mësojë për mizorinë dhe të bëmat e shtetit serb gjatë luftës së fundit.
Këtë do ta mundësojë ish-pjesëtari i UÇK-së, publicisti dhe profesori universitar Nusret Pllana.
Libri i tij me titull “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët” i përkthyer në nëntë gjuhë, më 25 maj do të jetë në duart e njërit prej personave më të rëndësishëm që promovojnë paqen në botë.
“Ai njeri që ka ndikim të madh, një personalitet me famë jo vetëm evropiane, por edhe botërore, vet fakti që na ka pranuar, ka pranuar ftesën për tu takuar dhe për të ia dorëzuar këtë libër, jep me kuptua që edhe ai më në fund e ka pranuar publikisht dhe botërisht që mbi këtë popull të vjetër është ushtruar dhunë, janë bërë masakra e gjenocid”, ka thënë Pllana për RTV Dukagjini.
Veprimtari Pllana ndër të tjera thotë që është padrejtësi që ata që kanë kryer krime në Kosovë enden të lirë e ish-krerët e UÇK-së mbahen në Hagë.
“Unë jam i bindur që ata do të dalin të pafajshëm, por për fat të keq ata po keqtrajtohen e po torturohet një popull i tërë. Po shpenzohen të holla nga buxheti i shtetit të Kosovës edhe ashtu të rënduar mjaft. Dhe në fund e gjithë kjo do të përfundojë, siç thotë populli ‘polli elefanti miun’”.
Pllana ishte zëri i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërmjet frekuencave. Ai gjatë kohës së luftës si gazetar kumtoi rrjedhën e saj ndërmjet Radio Kosovës së Lirë.
Për televizionin Dukagjini ai ka rrëfyer këto momente.
“Si rezultat i një disipline tipike ushtarake, të gjithë anëtarët e Radio Kosova e Lirë e kemi dhënë rezultatin maksimal që ta informojmë kombin mbarëshqipar për barbaritë dhe mizoritë serbe që i bënin në veçanti mbi civilët”, tha ai.
Nusret Pllana ishte edhe zëvendësministër dhe ministër i kulturës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës gjatë viteve 1999-2000.
Njëkohësisht, ka udhëhequr sektorin e Arkivit të UÇK-së nga viti 2002-2006.
Aktualisht është ligjërues i Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës. /Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë protestojnë në kryeqytet, akuzojnë komunën për “hakmarrje”

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët