LAJMI I FUNDIT:

“Libri i luftës”, përçoi mesazhin e luftës së popullit shqiptar për liri

“Libri i luftës”, përçoi mesazhin e luftës së popullit shqiptar për liri

Të rrallë janë ata gazetarë, sikur ishte Nuhi Bytyçi, i cili në vazhdimësi ishte në shërbim të interesave të publikut, duke rrezikuar vetëm për të informuar opinionin drejt për zhvillimet dramatike në Kosovë dhe në viset e tjera etnike shqiptare në rrethana të okupimit dhe të terrorit shtetëror serbo-jugosllav.

Kështu deklaroi sot ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë takimit me autorin e “Librit të luftës”, gazetarin dhe publicistin, Nuhi Bytyçi.


Ministri Gashi, shprehu konsideratën e lartë të tij për punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetarit të mirënjohur Nuhi Bytyçit në kohë të vështira, veçmas gjatë periudhës së luftës për liri e pavarësi.

“A jo vetëm që theu censurën e regjimit totalitar komunist, por edhe informoi opinionin botëror nga istikamet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përçuar mesazhin e luftës së drejtë dhe sakrificën e madhe të popullit shqiptar për liri e pavarësi” tha ministri Gashi.

Ai shtoi se libri voluminoz “Libri i luftës”, është një projekt shumë serioz, jo vetëm në gazetari e publicistikë, por edhe historik, ngase në mënyrë kronologjike përfshin të gjitha ato ngjarje e zhvillime dramatike të historisë sonë më të re.

Ndërsa, Bytyçi, tha se libri i tij do të shërbejë si dëshmi edhe për historianët, të cilët janë duke punuar në shkrimin e historisë sonë më të re kombëtare.

Publicisti Nuhi Bytyçi ia dhuroi ministrit Gashi librin e tij dhe njëkohësisht e falënderoi atë për mbështetjen për botimin e librit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori