LAJMI I FUNDIT:

Libri “Kuzhina e bebit” vjen në ribotim – autorja kujton edhe një person të rëndësishëm në rrugëtimin e saj

Libri “Kuzhina e bebit” vjen në ribotim – autorja kujton edhe një person të rëndësishëm në rrugëtimin e saj

“Të ushqejmë më të vegjlit shëndetshëm, që t’u dhurojmë një fëmijëri të shëndetshme, të këndshme dhe mjaft të lumtur”.

Kjo është këshilla që Arijana Zhubi Roka, autorja e librit “Kuzhina e bebit”, i jep çdo nëne e cila kujdeset që fëmija i saj të ushqehet shëndetshëm.


Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo tregoi se sapo  ka dal në ribotim libri “Kuzhina e bebit”, me shumë receta të ndryshme si dhe me informata të plotësuara.

Zhubi-Roka theksoi se ky libër përmban receta dhe këshilla për ushqyerjen sa më të mirë për më të vegjlit për periudhën 6-12 muaj, por jo vetëm, sepse në këtë ribotim siç tha ajo të gjitha nënat mund të gjejnë  edhe recetat e ndryshme nga mosha  1 deri në 3 vjeç.

Autorja e librit, po ashtu është aktive edhe në rrjetet sociale, ‘Facebook’ e ‘Instagram’, aty ku ndan këshilla nga më të ndryshmet me nënat dhe saktësisht përshkruan vlerat ushqimore dhe efektin që ka ai ushqim tek fëmijët.

Autorja e librit, po ashtu falënderoi të gjithë njerëzit e saj të cilët e kanë ndihmuar në këtë rrugëtim, duke mos harruar edhe një nënë të re, të cilën e njohu përmes rrugëtimit të saj.

Bëhet fjalë për punëtoren e Telegrafit, Qëndresa Rashiti-Hulaj e cila nuk jeton më prej dy muajsh, ku pas la vajzën e saj një vjeçare.

“Në këtë rrugëtim timin, Zoti ma mori edhe një person shumë të mirë që kisha pranë vetes, një person shumë të veçantë për mua, një mike që e fitova pikërisht nga ky libër, një mike e cila më premtoi që në këtë panair do të jemi bashkë, por Qëndresa ime e bukur nuk më priti edhe pse më kishte premtuar, të dua shumë Qëndresa, e di që po të ishe këtu afër meje do i ndjeje emocionet e njëjta sikurse unë që kam për ribotimin …”, ka thënë Zhubi-Roka. /Telegrafi/