LAJMI I FUNDIT:

Libri “Hygge” – mënyra daneze e të jetuarit mirë

Libri “Hygge” – mënyra daneze e të jetuarit mirë

Shpesh thuhet se Danimarka është shteti më i lumtur në botë. Dhe kjo vjen prej një gjëje: Hygge.

Hygge është përkufizuar në disa mënyra nga arti i krijimit të intimitetit, rehatia e shpirtit dhe mungesa e mërzisë e deri te kënaqësia nga prania e gjërave qetësuese.

Hygge ka të bëjë me atmosferën dhe përjetimin – më tepër se me sendet. Ka të bëjë me qëndrimin pranë njerëzve që i duam. Me ndjesinë e shtëpisë e që jemi të sigurt.

Hygge-n e kupton kur e ndjen. Hygge është kur qëndroni të përqafuar me një person të dashur në divan ose kur ndani ushqim të mirë me miqtë më të afërt. Janë ato mëngjeset me qiellin e kaltër kur drita që hyn përmes dritares është e përsosur.

Autori Meik Wiking është udhërrëfyesi juaj për Hygge-n, një udhërrëfyes për mënyrën daneze të të jetuarit dhe një bestseller absolut botëror i viteve të fundit.

Meik është drejtor i Institutit të Kërkimit të Lumturisë në Kopenhagë dhe ka studiuar me vite të tëra magjinë e jetës daneze. Që nga zgjedhja e ndriçimit të duhur dhe planifikimi i gostive e deri te krijimi i një kutie emergjente. Libri i bukur dhe frymëzues i Meikut do t’ju ndihmojë të jeni me hygge.

Libër të cilin mund ta gjeni në librarinë “Dukagjini”.

Artikull i sponzorizuar