Xhevat Sefaj
Etimologjikisht, liberalizmi rrjedh nga gjuha latine ‘liberalis’, që do të thotë “i lirë”. Liberalizmi padyshim se është një nga nocionet që përdoret shpesh në jetën e përditshme, gati sa nuk mund të gjendët një person që gjatë jetës së tij nuk e ka shqiptuar së paku një herë këtë fjalë. Ajo përdoret jo vetëm në komunikimin politik, por edhe në jetën e përditshme. Por, kjo nuk do të thotë se ata që e përdornin dhe komunikojnë e njohin mirë dhe drejtë kuptimin dhe domethënien e këtij koncepti.
Liberalizmi shpesh herë është përdorur dhe përdoret si mjet për realizimin e qëllimeve të tjera. Termi është keqpërdorur nga regjime dhe diktatura të shumta, kur ata i shkelnin në mënyrë flagrante parimet dhe postulatet në të cilat bazohet liberalizmi.
Si rrymë politike dhe traditë intelektuale, një fill identifikues – si mendim e praktikë – liberalizmi nuk zë nismë para shekullit të XVII-të. Megjithëse ka pasur elemente të pikëpamjeve liberale në botën e lashtë, veçanërisht në Greqinë dhe në Romën antike, këto elemente mund të thuhet se formojnë një pjesë apo mund të njihen më tepër ne kuptimin nominal se sa esencial.
Epiteti liberal, sipas John Gray-it, është përdorur për herë të parë për një lëvizje politike vetëm në shekullin XIX, kur në vitin 1812 u përshtat nga Partia Spanjolle e liberalëve. Përpara kësaj date, sistemi i mendimit të liberalizmit klasik u ngrit sidomos gjatë periudhës se Iluminizmit Skocez, kur Adam Smithi iu referua planit liberal për barazi, liri dhe drejtësi (Gray.John. “liberalizmi” sh.b.IDK fq.9).
Për ta kuptuar saktë domethënien e liberalizmit si një sistem i vlerave klasike të njerëzimit, bujarisë dhe të mendjes së hapur, është e nevojshme të kuptojmë qartë vërtetësinë e tij historike, zanafillën e tij në rrethana te caktuara politike, sociale, ekonomike dhe kulturore, brenda kontekstit të individualizmit evropian në periudhën e hershme moderne.
Liberalizmi insistonte në lirinë e individit që ta zgjedh ose fare mos ta zgjedh ndonjë besim fetar, në tolerance fetare etj. Gjithashtu, mendohej që shteti dhe shkenca nuk duhet të varen nga feja. Në politikë, “liberalizmi e madhëronte rendin qytetar si një rend natyror, përkatësisht rend që i përgjigjet natyrës dhe arsyes së njeriut. Shteti duhet t’i kufizojë sa më pak nismat, të drejtat, mendimet, interesat e njerëzve, Ai duhet të garantojë dhe të mbrojë të drejtat e pronës, të bindjes politike e fetare, të fjalës dhe të mendimit, të tubimit etj.” (Murtezai, Ekrem, ‘Fjalor i Filozofisë’, sh.b. Dukagjini, Pejë 1997, fq.379). Për nga natyra, liberalizmi ka tërësi veçorish të dallueshme të cilat tregojnë modernizimin e tij dhe në të njëjtën kohë e bëjnë atë të dallojë nga traditat tjera intelektuale moderne, apo thënë ndryshe nga të gjitha ato lëvizje politike që si pikënisje e kanë pasur arritjen e lirisë , apo janë thirrur në emër të lirisë.
Këto veçori janë plotësisht të kuptueshme vetëm brenda perspektivës historike të krizave të shumta që shoqëruan Evropën gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Për me shumë, vlen të përmenden një mori ngjarjesh që pasuan Revolucionin Francez të vitit 1789, dhe atij amerikan në fund të shekullit XVIII-të si dhe pastaj fillimi i zbehjes së shoqërive liberale nga qeveritë totalitare të kohës, që u manifestuan me lëvizje masive demokratike dhe socialiste gjatë gjysmës se dytë te shekullit XIX-të .
Në kontekst të fjalisë dhe përsiatjeve për një përkufizim sa më gjithëpërfshirës të te gjitha tipareve të tij, liberalizmi si ç’do doktrinë apo rrymë tjetër e të menduarit ka përfituar prej kulturave të ndryshme kombëtare, veçanërisht në Angli, Francë, dhe SHBA në të cilat pati një jetë të qëndrueshme .
Më gjithë dallimin e pasur historik, dhe me insistimin nga shumë teoricienë për shumë llojshmërinë e liberalizmit, prapë së prapë liberalizmi nuk mund të kuptohet në një kompleks temash të veçanta. Kjo nënkupton se liberalizmi nuk ofron vetëm një mënyrë jetese, përkundrazi ‘shoqëria liberale synon që të mos imponoj vetëm një mënyrë jetese. Por t’iu lejojë qytetarëve të saj sa më shumë liri për të zgjedhur vlerat dhe qëllimet e tyre. Prandaj ajo duhet të qeverisë nëpërmjet parimeve të drejtësisë , që nuk parakuptojnë ndonjë vizion të caktuar mirëqenës ”(Michaelj, Sandel. “Liberalizimi dhe kufijtë e drejtësisë’ sh.b. Dudaj, tiranë, 2012 fq.4).
Pavarësisht sfidave më të cilat përballeshin shoqëritë individualiste që bënë të lindin idetë liberale. Burimet teorike, politike, dhe sociale janë identifikuar nga Xhon Lloku, Xhon Struart Milli, Herbert Spenseri, Adam Smithi, J. M. Kejnsi, Xhon Rollsi etj. Këta ishin themeluesit e një familje të përbashkët, megjithëse u takonin degëve të ndara, për nga karakteri, liberalizmi përben një unitet identifikues për njeriun dhe shoqërinë.
Por, pavarësisht nga variabiliteti i tij historik koncepti i liberalizmit është ripërkufizuar në shumë faza të historisë së traditës liberale në një konglomerat kontekstesh kombëtare dhe kulturore, çka edhe ka bërë që në shume raste i është dhënë një interpretim shumë specifik, që e bënë liberalizmin një pikëpamje integrale, tiparet kryesore të te cilit pavarësisht nga marrëdhëniet e tyre të ndërsjellat mund të klasifikohen në katër tipare:
• Individualizmi i theksuar
• Egalitarizmi
• Universalizmi dhe
• Meliorizmi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Publikohen pamjet kur Gjesti kapërcen murin rrethues të Big Brother VIP Albania

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

UEFA me dënim të rëndë për gjyqtarin anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet