LAJMI I FUNDIT:

LG ndërpret prodhimin e televizorëve plazma

LG ndërpret prodhimin e televizorëve plazma

Prodhuesi i famshëm i Koresë së Jugut, LG Electronics ka thënë se deri në fund të nëntorit të këtij viti do ta përfundojë prodhimin e televiziorëve me ekranet plazma, në mënyrë që t’i përqëndrojë përpjekjet e saj në ekranet me kristale likuide dhe televizorë OLED.

Në letrën e dorëzuar tek rregullatori, LG Electronics ka thënë vendimi reflekton rënien e kërkesës për televizorët plazma. Ky vendim pritej gjerësisht, pasi që televizorët LCD janë bërë produkte dhe shtyllë e rëndësishme në tregun global.

Edhe Samsung SDI, kompania simotër e rivalit të LG, Samsung Electronics, në korrik të këtij viti deklaroi se do të mbyllë biznesin e saj të prodhimit të panelëve plazma nga 30 nëntori për shkak të rënies së kërkesës së përgjithshme. (Telegrafi)