LAJMI I FUNDIT:

Lexus prezanton edicionin special LC 500 Black Inspiration  

Lexus prezanton edicionin special LC 500 Black Inspiration  

Në një edicion të veçantë të veturës sportive të Lexus Coupe, dominon ngjyra e zezë që e bënë të duket edhe më e “rrezikshme”.

Lexus do t’ua ofrojë blerësve modelin LC 500 Black Inspiration me dy opsione. Adhuruesit mund të llogarisin në motorin me 5.0 litra V8 që prodhon 464 kuaj-fuqi, dhe ka të vendosur ndërruesin automatik me 10 shpejtësi, transmeton Telegrafi.


Me motorin e lartpërmendur LC 500 kap shpejtësinë maksimale prej 270 kilometra në orë, ndërsa atë nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 4.7 sekonda.

Aty është edhe opsioni më “ekonomik” hibrid që e vë në lëvizje motori me 3.5 litra V8, e blerësit do të mund të llogarisin që zhvillon 359 kuaj-fuqi, që mjaftojnë që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 5 sekonda – e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/h.

Kjo veturë luksoze që funksionon nën ombrellën e Toyota, do të zbulojë çmimin para fillimit të shitjes që pritet të ndodh gjatë muajit të ardhshëm. /Telegrafi/