LAJMI I FUNDIT:

Lexus ES 2019 me çmim shumë më të lartë se konkurrentët (Foto)

Lexus ES 2019 me çmim shumë më të lartë se konkurrentët (Foto)

Sedani i ri luksoz i prodhuesit japonez, do të ketë çmim agresivisht më të lartë se rivalët

Po që se keni shikuar në ueb-faqen e Lexusit dhe dëshironit të merrni informacion, se sa duhet paguar për ta pasur një në pronësi, më në fund vjen lajmi i dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Modeli bazë fillon nga 39,500 dollarë, ndërsa për transport duhet të paguhen 1,025 dollarë shtesë. Gjë që i i bije të jetë për 550 dollarë më shumë, se sa modeli aktual.

ES 300h hibrid kushton 41,310, pa përshirë transportin prej 1,025 dollarëve. Model ky, për 510 më i lirë se paraardhësi.

Në anën tjetër, po që se dëshironi të ndiheni sportiv dhe në nivel edhe më të lartë, atëherë kërkoni ES 350 F Sport, që kushton 44,035 dollarë. Paguani 45,060 dollarë dhe modeli më i kompletuar do t’ju arrojë në shtëpi.

Me këtë çmim, Lexus ES është shumë më i shtrenjtë se konkurrentët si Mercedes-Benz C300 që kushton 40,250 dollarë. Audi A4 dhe BMW 3 Series, që kushton 36,000 dollarë respektivisht 38,500 dollarë. /Telegrafi/