Barça është hedhur në treg për të kërkuar një yll botëror që të forcojë projektin e ri sportiv të nisur nga Joan laporta, ndërsa synimi i parë mbetet Erling Haaland.

Por duket se gara për norvegjezin po bëhet e fortë pasi Manchester City dhe Real Madrid, janë favorit për nënshkrimin e tij.


Joan Laporta kërkon një yll botëror dhe operacioni më i realizueshëm është ai i Robert Lewandowski, një futbollist që është i gatshëm të kalojë te Barcelona.

Lewandowski 3

Sipas Sport.es sulmuesi polak do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shkuar te Barcelona dhe kjo e bën atë opsion primar të Barcelonës.

Bisedat për Lewandowskin filluan në janar, pasi marrëdhëniet e tij me Bayern Munich janë përkeqësuar pasi klubi po i ofron vazhdimin e kontratës edhe për një vit, e cila skadon në vitin 2023.

Prioriteti i golashënuesit është të luajë në La Liga dhe projekti Blaugranave e tërheq atë.

Çelës i negociatave është oferta e ofruar nga Barcelona, tre deri në katër vjet, por për të arritur një marrëveshje futbollisti duhet të largohet nga Bayerni me çmimin më të ulët të mundshëm.

Lewandowski 2

Ai ka një vit të mbetur në kontratë dhe klubi gjerman nuk pranon më pak se 65 milionë euro. Bayern e dëshiron Serginho Destin dhe është i gatshëm të negociojë shifrën përfundimtare të polakut./Telegrafi/

telegrafi sport app