LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultateve: Qeveria e ardhshme LVV-LDK ka shumicën, mëngjesi i së hënës të na gjejë me marrëveshje

Lëvizja Vetëvendosje reagon pas certifikimit të rezultateve: Qeveria e ardhshme LVV-LDK ka shumicën, mëngjesi i së hënës të na gjejë me marrëveshje

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar të gjithë votuesit, duke treguar numrin e deputetëve që do te ketë ky subjekt në Kuvendin e Kosovës.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook Lëvizja Vetëvendosje ndër të tjera ka thënë se Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës dhe se mëngjesi i të hënës duhet t’i gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës.


“Këto zgjedhje janë karakterizuar nga gara e kandidatëve për kryeministra, si kurrë më parë. Këtë garë e ka fituar Albin Kurti. Madje për herë të dytë. Në vitin 2017 Albin Kurti ka marrë 143.621 vota, ndërsa kësaj radhe është votuar nga 183.952 persona, duke u bërë përfaqësuesi politik më i votuar në Kosovë qysh prej kur ka filluar aplikimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura. Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës. Mëngjesi i të hënës duhet të na gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës. Populli i Kosovës po pret që t’ia nisim punës”, ka shkruar LVV.

Postimi i plotë:

U bë certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019. Komisioni Qendror Zgjedhor shpalli Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjektin fitues, subjektin e parë, me 221.001 vota, dhe, grupin më të madh parlamentar në Kuvend në legjislaturën e shtatë.

Falënderojmë të gjithë votuesit për besimin te ne, shprehur në 6 tetor. Mirënjohje edhe për komisionerët e vëzhguesit e angazhuar në këtë proces zgjedhjesh, numërimesh e rinumërimesh që zgjati kaq shumë, po ashtu edhe për aktivistët e vullnetarët që ndihmuan gjatë gjithë fushatës e më pas.

Grupi ynë parlamentar do të jetë më i madhi, me 30 deputetë. 29 prej tyre vijnë nga lista e Lëvizjes, 1 nga IRDK që na u bashkua rishtas.

Në grupin tonë parlamentar do të jenë 10 deputete, të cilat e kanë fituar që të gjitha mandatin e tyre pa ndihmën e kuotave gjinore, dhe kjo është hera e parë që ndodh kësisoj me një grup parlamentar në Kosovë.

Këto zgjedhje janë karakterizuar nga gara e kandidatëve për kryeministra, si kurrë më parë. Këtë garë e ka fituar Albin Kurti. Madje për herë të dytë. Në vitin 2017 Albin Kurti ka marrë 143.621 vota, ndërsa kësaj radhe është votuar nga 183.952 persona, duke u bërë përfaqësuesi politik më i votuar në Kosovë qysh prej kur ka filluar aplikimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës. Mëngjesi i të hënës duhet të na gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës.

Populli i Kosovës po pret që t’ia nisim punës

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas 52 ditësh ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Këto janë ulëset e partive politike në Kuvend, PSD mbetet pa asnjë deputet
Lexo po ashtu Këto janë ulëset e partive politike në Kuvend, PSD mbetet pa asnjë deputet

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.270% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 24.548% të votave, Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 21.234% të votave, koalicioni AAK-PSD ka marrë 11.515% të votave, Lista Serbe ka marrë 6.402% të votave, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë 5.002% të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori