LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje kërkon procesverbalet dhe transkriptet nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e dekretit të presidentit

Lëvizja Vetëvendosje kërkon procesverbalet dhe transkriptet nga Gjykata Kushtetuese për vendimin e dekretit të presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtuese që ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit.

LVV kërkon nga Gjykata Kushtetuese që këtë ta bëjë në një afat sa më të shpejt.


“Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes VETËVEDOSJE! Z. Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20”, thuhet në njoftimin e LVV-së, përcjell Telegrafi.

Më tej LVV thekson se “dekreti antikushtetues i Presidentit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin”.

“Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot Aktgjykimin e plotë lidhur me vendimin e marrë për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses thuhet se dekreti i presidentit është në përputhje me Kushtetutën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori