Pas shpërthimit të krijimtarisë në Firence gjatë shekullit XIV, e njohur si epoka e Rilindjes, bota moderne pa një shkëputje nga ajo që dikur kishte ditur: favorizoi një qasje më humaniste ndaj qenies. Idetë e Rilindjes ishin përhapur në të gjithë Evropën në shekullin e XVII-të, me artet dhe shkencat që lulëzuan jashtëzakonisht shumë, në mesin e atyre me një prirje më të logjikshme. Me mësimet e Kishës dhe mënyrat e të menduarit që tashmë eklipsoheshin prej Rilindjes, hendeku midis periudhës mesjetare dhe asaj moderne ishte ngushtuar, duke çuar në territore të reja dhe të pashpjeguara intelektuale.
Gjatë Rilindjes, mendjet e mëdha të Kopernikut (Nicolaus Copernicus), Keplerit (Johannes Kepler) dhe Galileos (Galileo Galilei) demonstruan fuqinë e studimit shkencor dhe atë të zbulimit. Përpara secilës prej shpikjeve të tyre, shumë mendimtarë kishin ruajtur mënyrat më të lashta të të menduarit, përfshirë pikëpamjen gjeocentrike ptolemaike dhe aristoteliane, sipas të cilës Toka ishte në qendër të universit tonë. Koperniku në vitin 1543 hodhi teorinë se në të vërtetë të gjitha planetët që ne njihnim nuk rrotulloheshin rreth Tokës, por rreth Diellit, një sistem që u mbështet më vonë nga Galileo (për dëmin e tij). Hedhja e një teorie të tillë gjatë një kohe tensioni të lartë midis mendjeve shkencore dhe fetare u quajt herezi, dhe heretikë të tillë, që vazhdonin të përhapnin “këto gënjeshtra” duhej të ndëshkoheshin me burgim, ose edhe me vdekje. Galileo u shkishërua nga Kisha dhe u burgos për gjithë jetën, për shkak të vëzhgimeve të tij astronomike dhe mbështetjes që i bëri parimit heliocentrik.
Megjithë përpjekjet e Kishës për të kërcënuar këtë brez të ri racionalistësh, më shumë shpjegime u ofruan për mënyrën se si funksiononte universi, dhe me një ritëm që njerëzit – përfshirë Kishën – nuk mund ta injoronin më. Pikërisht me këto zbulime të mëdha lindi një lloj i ri i filozofisë, i themeluar mbi arsyen.
Dogma e kahershme e Kishës po humbiste betejën e madhe për të vërtetën, përballë racionalistëve dhe shkencëtarëve. Vetë ky fakt mishëroi mënyrat e reja të të menduarit, që përfshinë Evropën gjatë pjesës më të madhe të shekullit XVII. Shumë njerëz morën përsipër që të përpiqeshin të integronin arsyetimin dhe filozofitë shkencore, në botë. Rilindja kishte mbaruar dhe ishte koha për një epokë të re – Epoka e Arsyes.
Shekujt XVII dhe XVIII ishin periudha të ndryshimeve rrënjësore dhe kuriozitetit. Metoda shkencore, reduksionizmi dhe vënia në dyshim e idealeve të Kishës do të inkurajoheshin, ashtu si edhe idetë e lirisë, tolerancës dhe përparimit. Veprime të tilla për të kërkuar njohuri dhe për të kuptuar informacionin tashmë në dispozicion, u rrokën nga fraza latine “sapere aude” ose “guximi për të ditur”, siç Immanuel Kanti e përdori në esenë e tij “Një përgjigje për pyetjen: Çfarë është iluminizmi”? Ishte qëllimi dhe përgjegjësia e mendjeve të mëdha, për të dalë në pararojë dhe kërkuar të vërtetën, që ata besonin se mund të gjendej vetëm tek dija.
Ata që ne sot i njohim si filozofët e parë ‘modernë’ – René Descartes, Thomas Hobbes dhe Francis Bacon – ringjallën lidhjen midis shkencës, matematikës dhe filozofisë, që datonte nga Greqia para-sokratike. Së bashku me mendjet e tjera brilante, si Blaise Pascal dhe Gottfried Vilhelm Leibniz dhe veprat e tyre respektive, secili prej tyre besoi se mund të përftonim më mirë njohuritë për botën tonë, përmes procesit të arsyetimit.
Bacon, i konsideruar gjerësisht si i pari që ndoqi mënyrën empirike britanike të të menduarit, ishte ai që kishte krijuar metodat, të cilat u mundësuan shkencëtarëve të tjerë të kryejnë më mirë eksperimente të reja në botën e re. Ai besonte se të gjitha njohuritë dhe informacionet që ne arrijmë vijnë nga përvoja fizike dhe shqisore, dhe se ishte përgjegjësia e shkencëtarëve të luftonin kundër çdo pengese që mund të shfaqej, në mënyrë që të përftoheshin njohuri të tilla. Bacon gjithashtu krijoi kornizën fillestare përmes së cilës ne ishim në gjendje të këqyrnim botën përreth nesh.
Descartes u frymëzua nga vepra e Baconit, por jo për të njëjtat arsye si vetë Bacon. Descartes u magjeps shumë nga potenciali i zgjerimit të njohurive të sapo përftuara për botën përreth nesh. Ishte dëshira e tij për të hequr qafe skepticizmin që e kish ndjekur për kaq kohë, nga bota magjepsëse e shkencës. Ai u përpoq të zbulonte se si dhe çfarë njohurish mund të paraqiteshin, edhe kur vinin nga pozicione skepticizmi. Në “Meditimet për filozofinë e parë”, ku studionte dhe reflektonte më rigorozisht mbi epistemologjinë dhe metafizikën, ai pyeste se “çfarë mund të di?” Për të e vetmja përgjigje ishte se dija e vërtetë mund të vinte vetëm nga arsyeja. Ishte kjo ide thelbësore që do të mbizotëronte në fazën e mendimit dhe besimit për shekullin pasardhës.
Megjithatë, një zbulesë e tillë sigurisht që nuk do të pranohej si një ungjill, nga mendjet tashmë dyshuese dhe të pasigurta të Evropës së shekullit të XVIII-të. Kjo ishte Epoka e Iluminizmit. Çdo teori e re duhej të vihej në pikëpyetje, të investigohej, derisa të mos kishte dyshime mbi të. Sigurisht, asnjë teori e tillë nuk mund të ekzistonte në atë që ishte tani një fushëbetejë intelektuale.
Filozofi anglez John Locke iu kundërvu vetë strukturës së filozofisë së re të Descartesit në veprën e tij “Një ese mbi kuptimin njerëzor”. Locke besonte se ne nuk e përftojmë dijen përmes arsyetimit, por përmes eksperiencës. “Dija e asnjë njeriu nuk mund të shkojë përtej eksperiencës së tij”. Nëse do të ishim në gjendje të arsyetonim mbi këtë parim, atëherë do të ishim në gjendje që të prodhonim shumë ide dhe parime të reja, që do të ndihmonin për të kuptuar ekzistencën tonë. Shpresa e tij ishte që me kalimin e kohës, ne do të ishim në gjendje të vendosnim limite specifike mbi atë që mund të dinim. Kjo ide më vonë do të bëhej e njohur si empiricizmi, që aq shumë e karakterizoi filozofinë britanike në atë kohë.
Pavarësisht qasjes shumë të ndryshme të Descartesit dhe Lockesit ndaj racionalitetit prapa mënyrës si ne përftojmë dijen, dy idetë kishin diçka jetike të përbashkët – njerëzit. Është qenia, apo njeriu, dija e të cilit e shpie drejt dijes.
Në atë shekull dhe pasardhësin, filozofët mbështetës të të dy qasjeve nisën të pyesin se si ne jemi në gjendje të dimë atë që dimë, gjë që i shtyu të ndjekin ide të vetë natyrës njerëzore. Fusha intelektuale e lojës po rritej në mënyrë eksponenciale, teksa gjithnjë e më shumë aktorë mbanin lart flamujt dhe njerëzit e zakonshëm zgjidhnin ekipin të cilit i përkisnin. Megjithatë, ashtu si me çdo filozofi të re dhe sistem besimi, ish bërë tashmë pjesë e procesit të dijes që të vlerësoje faktin që secila degë do të kishte tashmë moralin e vet, politikën e vet dhe implikimet e veta sociale.
Monarkitë dhe aristokracia e Evropës së shekullit XVIII filluan të shqetësohen për pozicionin e tyre në evolucionin e shoqërisë. Ashtu si pozicioni i fortë i Kishës ndaj njerëzve në Evropën kontinentale ishte zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme, klasat e sipërme kishin frikë se mund të ndodhte i njëjti lloj revolte kundër tyre. Nëse ata nuk do të kishin më një qëllim, çfarë saktësisht do t’i zëvendësonte në shoqëri? Sidoqoftë, nuk ishte vetëm elita që po përballej me një tronditje. Sistemet politike në të gjithë Evropën panë t’u hapej një derë e re, një derë që çoi në krijimin e demokracive moderne liberale dhe mendimit më përparimtar. Mënyrat konservatore dhe më të rrepta të qasjes ndaj politikës dhe shoqërisë po sfidoheshin dhe liheshin pas, në favor të idealeve gjithëpërfshirëse dhe të drejta.
Duhet thënë se Epoka e Arsyes ishte një lëvizje shpërthyese që pushtoi mendjet e miliona njerëzve në Evropë. Ishte një periudhë kohe që inkurajoi shumë njerëz të kapeshin fort pas parimeve fillestare të Rilindjes dhe Revolucionit Shkencor. Ajo preku çdo aspekt të jetës dhe do të na shpinte ne njerëzve në shekullin e ri, me më shumë kuptim të botës se kurrë më parë. Filozofia, matematika, shkenca, politika, ekonomia dhe mjekësia po zgjeroheshin dhe përditësoheshin në mënyrë drastike, me gabime që korrigjoheshin dhe teori që vërtetoheshin. Shumë prej gjërave që dijmë sot i kanë rrënjët tek Iluminizmi, dhe nuk ka asnjë dyshim mbi ndryshimin rrënjësor që ajo lëvizje i solli botës. /Përgatitur në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje