LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Urgjentisht t’u dilet në ndihmë banorëve të malësisë së Karadakut

Lëvizja Besa: Urgjentisht t’u dilet në ndihmë banorëve të malësisë së Karadakut

Lëvizja Besa shpreh shqetësimin e saj për situatën në fshatrat e Malësisë së Karadakut, të cilët janë plotësisht të bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe apelon deri tek organet lokale dhe qendrore që urgjentisht t’u dalin në ndihmë banorëve të kësaj ane, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Tashmë dy ditë me radhë banorët e fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë mbeten të bllokuar nga reshjet e borës dhe rrezikojnë të mbeten pa ushqime dhe ilaçe për të sëmurit, ndërsa autoritetet deri në këtë moment kanë treguar një mospërfillje dhe mosinteresim shumë të madh përderisa gjendja në terren kërkon intervenim urgjent. Prandaj edhe një herë u bëjmë thirrje institucioneve të tregohen më të përgjegjshëm, t’i kryejnë detyrimet e tyre ndaj banorëve të këtyre fshatrave dhe sa më shpejt ta pastrojnë rrugën dhe të bëjnë furnizimin e banorëve me produktet e nevojshme ushqimore dhe me ilaçe”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori