LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: BDI-ja është e paaftë të mbrojë punësimin e shqiptarëve në Agjencinë e Kadastrës

Lëvizja Besa: BDI-ja është e paaftë të mbrojë punësimin e shqiptarëve në Agjencinë e Kadastrës

Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, përmes një komunikate për media e akuzon BDI-në se është e paaftë për të mbrojtur punësimin e shqiptarëve në Agjencinë e Kadastrës.

Nga Lëvizja Besa thonë se qytetarë maqedonas janë paraqitur si shqiptarë, vetëm që të punësohen.


“Të nderuar qytetarë pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur 402/2019 për punësimin e 23 administratorëve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja Besa kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdor identiteti nacional dhe në vend se të zgjidhen kandidat shqiptarë ashtu siç është e theksuar në konkurs janë zgjedhur kandidat maqedonas”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata thonë se më skandaloze është që nuk janë zgjedh kandidatët për njësitë në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë dhe këshilltar shtetëror për çështje financiare që sipas tyre, ju takojnë shqiptarëve.

“Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vazal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes Besa për futjen e grafës etnike në dokumentet identifikuese”, thonë nga Lëvizja Besa.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori