LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugës Tetovë-Shkup në fillimin e fushatës parazgjedhore

Lëvizja Anti-bixhoz paralajmëron bllokim të rrugës Tetovë-Shkup në fillimin e fushatës parazgjedhore

Lëvizja Anti bixhoz nga Tetova në shenjë pakënaqësie për mos-ndryshimet në Ligjin për lojëra të fatit, ka paralajmëruar se do ta bllokojnë autostradën Tetovë-Shkup.

Ata thanë se kjo do të ndodhë në ditën kur do të fillojë fushata zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“I njoftojmë qytetarët dhe shoqatat qytetare se në ditën kur do të fillojë fushata zgjedhore, Lëvizja Antibixhoz do të bllokojë lëvizjen e lirë në autostradën drejt Shkupit, tek pikëpagesa në Zhelinë, duke filluar nga ora 10”, theksoi në konferencë për media, Xhemal Abdiu – përfaqësues i lëvizjes Antibixhoz.

Ai tha se janë të pakënaqur që partitë politike në Kuvend nuk e vendosën në rend dite propozim-ligjin, edhe pse për të njejtën ka patur debat në komision.

“Arsyeja pse nuk e kemi ligjin e shumëpritur, fajtor janë dy partitë LSDM dhe OBRM-PDUKM. Thamë se do t’i demaskojmë të githë ata që do të dalën në anën e bixhozit dhe nuk e miratuan ligjin”, tha Abdiu.

Ndryshe, kërkesa kryesore e Antibixhozit është dislokimi i objekteve të lojërave të fatit, së paku 3 kilometra nga çdo vendbanim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori