LAJMI I FUNDIT:

Levada Center: Dy në tre rusë thonë se vendi i tyre është i izoluar në skenën botërore

Levada Center: Dy në tre rusë thonë se vendi i tyre është i izoluar në skenën botërore

Shumica e rusëve besojnë se vendi i tyre është i izoluar në skenën botërore, thuhet në sondazhin më të ri të Qendrës së Pavarur “Levada Center”.

Viteve të fundit, Rusia ka qenë në titujt kryesorë botërorë për marrëdhëniet e tendosura me Perëndimin për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh, nga spiunazhi dhe ndërhyrja në zgjedhje, deri në aneksimin e Krimesë nga Moska dhe konflikti në Ukrainën lindore.


Sipas Levada Center, 57 për qind e të anketuarve rusë thonë se vendi i tyre është i izoluar ndërkombëtarisht, krahasuar me 38 për qind që kanë qëndrim të kundërt.

Qëndrimet pozitive të rusëve ndaj Kinës janë 70 për qind dhe Bjellorusisë me 82 për qind, që i tejkalojnë pikëpamjet e tyre për Ukrainën me 39 për qind dhe Gjeorgjinë me 55 për qind, të cilat të dyja kanë marrëdhënie të tendosura me fqinjin e tyre më të madh.

Pikëpamjet pozitive ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë 39 për qind dhe Bashkimit Evropian me 46 për qind, gjithashtu mbetën shumë prapa karshi aleatëve të Rusisë.

Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin
Lexo po ashtu Në prag të zgjedhjeve në Rusi, Levada Center: Bie përkrahja për Vladimir Putinin

“Megjithatë, qëndrimet pozitive ndaj Perëndimit dhe Ukrainës po përmirësohen gradualisht pas një rënie të dukshme që ndodhi në fund të vitit”, thuhet në rezultatet e fundit të Levadas.

Në muajin mars dhe prill, BE-ja dhe SHBA-ja vendosën sanksione të reja kundër Rusisë pas helmimit me Novichok dhe burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Levada gjithashtu tha se 44 për qind e rusëve besojnë se Rusia duhet ta trajtojë Perëndimin si një aleat, ndërsa 29 për qind thonë se ajo duhet të trajtohet si një rival, 13 për qind si një mik dhe 5 për qind si një armik.

Të rinjtë rusë të moshës 18-24 vjeç kishin më shumë gjasa të favorizonin trajtimin e Perëndimit si një aleat apo 50 për qind ose si një mik me 21 për qind, në krahasim me rusët e moshës 55 vjeç e lart, të cilët kishin më shumë gjasa të mbështesnin trajtimin e Perëndimit si një rival apo 33 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori