Leutrim Gërvalla sjell këngën e re "Ku ke mbet"

Artisti nga Deçani, Leutrim Gërvalla, ka publikuar një projekt të ri në prag të festave të fundvitit.
“Ku ke mbet” mban titullin kënga e tij e re, të cilën njëherësh e ka promovuar në programet festive për Vitin e Ri.
Tekstin e kësaj e ka shkruar Lirjon Zeneli, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Nurteel.

Videoja i është besuar produksionit nga Shqipëria, “Max Production”.
Gërvalla gjithashtu vjen me një paraqitje të mahnitshme dhe kjo ka bërë që të pëlqehet mjaft shumë edhe nga publiku.
Ndryshe, i verbëri nga Deçani shquhet për vokalin e veçantë dhe kjo është vlerësuar edhe nga kompeticionet muzikore në të cilat konkurroi. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

























































