Mbi 80 përkrahës dhe aktivistë i janë drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje me një letër të hapur, me apel që tejkalohen mospajtimet brenda këtij subjekti politik, të cilat kanë rezultuar me dorëheqje që po vazhdojnë të drejtuesve dhe anëtarëve të strukturave udhëheqëse të kësaj organizate politike.
Në letrën e postuar nga albinfo.ch thuhet se “Lëvizja duhet ta menaxhojë me mençuri fuqinë vendimtare që e ka në skenën politike të vendit. Ajo duhet të orientojë këtë energji politike, për të cilin populli i Kosovës ka pritur me dekada, drejt zgjidhjes së problemeve të thella të Kosovës si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm”.
Lexojeni të plotë letrën drejtuar aktivistëve dhe strukturave të Vetëvendosjes:
I dashur z. Ismajl Kurteshi, I dashur z. Hydajet Hyseni, Të dashur aktivistë, deputetë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke qenë thellësisht të shqetësuar me zhvillimet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, për disa javë tashmë, ne, një grup përkrahësish, simpatizantësh dhe aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje, i bëjmë thirrje gjithë anëtarësisë së Lëvizjes, udhëheqësve të të gjitha niveleve e, veçanërisht, Këshillit të Përgjithshëm dhe kryesisë, që të marrin parasysh këtë letër tonën.
Synimi ynë nuk është që të japim gjykime individuale për veprimet e bëra nga akëcili veprimtar, zyrtar apo deputet i Lëvizjes, qoftë tani, qoftë në të kaluarën. Nuk jemi të shtytur nga çfarëdo veprimi individual e i veçantë, por vetëm nga shqetësimi me dinamikën e brendshme organizative dhe me zhvillimet e jashtme politike të Lëvizjes në përgjithësi.
Si dashamirë dhe mbështetës të Lëvizjes çdo ditë jemi duke parë se si shfaqjet publike të mospajtimeve dhe të mosmarrëveshjeve brenda Lëvizjes në vazhdimësi po e cenojnë dhe po e dëmtojnë besueshmërinë publike dhe politike të Lëvizjes Vetëvendosje. Konstatojmë se Lëvizja i ka hyrë një dinamike të brendshme negative, e cila, ndonëse nuk e cenon ekzistencën e Lëvizjes si të tillë, në vazhdimësi po shkakton dëme në besueshmërinë dhe integritetin e saj si forcë politike, sidomos në një periudhë kur Kosova po ballafaqohet me sfida të rënda, si në aspektin politik ndërkombëtar, ashtu dhe në atë të brendshëm institucional, social e ekonomik.
Bëjmë thirrje që brenda Lëvizjes sa më parë të bëhet një kthjellje dhe riorganizim i domosdoshëm, gjithnjë duke respektuar statutin e Lëvizjes Vetëvendosje. Më konkretisht, thirrja jonë drejtuar gjithë kryesisë, deputetëve, anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje është:
1) Të ndalen menjëherë të gjitha sulmet, akuzat dhe insinuatat e ulëta personale dhe të pabaza, të drejtuara në adresë të cilitdo aktivist, deputet ose zyrtar të Lëvizjes, përmes çfarëdo mediumi, si hap i parë për tejkalimin e frymës negative të krijuar brenda Lëvizjes dhe rindërtimin e besimit minimal të ndërsjellë.
2) Të gjitha çështjet e hapura të diskutohen haptazi dhe pa asnjë pengim brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, si në kryesi, ashtu dhe në Këshillin e Përgjithshëm. Përkujtojmë se asnjë aktivist, deputet e zyrtar i Lëvizjes nuk mund ta anashkalojë rolin qendror vendimmarrës të Këshillit të Përgjithshëm sa kohë që mbetet anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesia dhe Këshilli, në qoftë nevoja, le të formojnë një komision të pavarur, i cili do të shqyrtonte në formë faktike dhe objektive të gjitha zhvillimet brenda Lëvizjes përgjatë dy viteve të fundit. Ky komision do të kishte mandat të dilte me propozime konkrete për reforma organizative brenda Lëvizjes. Në këtë mënyrë në të ardhmen do të mund të parandaloheshin e të shmangeshin mundësitë që mospajtimet e ndryshme të shfaqeshin në këtë mënyrë, duke i bërë dëm organizatës. Po ashtu, kjo do të krijonte një frymë mirëkuptimi të ndërsjellë midis aktivistëve dhe zyrtarëve.
3) Në prag të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes, të mos bëhen kushtëzime, shantazhe dhe forma tjera presioni kundër kandidimit të cilitdo aktivist për cilindo post, përderisa kjo kandidaturë të jetë në përputhje me Statutin e Lëvizjes. Bëjmë thirrje që në zgjedhjet e brendshme, në vend të energjisë që harxhohet për nxitje të përçarjeve, kjo energji të përdoret për thellimin e demokracisë së brendshme duke e shfrytëzuar konkurrencën e mirëfilltë e të ndershme të ideve e të programeve për të ardhmen e Lëvizjes. Kjo duhet të bëhet me respektim përfundimtar të rezultateve të shprehura nga vullneti demokratik i gjithë anëtarësisë, siç është praktika normale në çdo parti politike demokratike.
4) Në të gjitha veprimet dhe deklarimet e veta, aktivistët, deputetët dhe zyrtarët e Lëvizjes të kenë gjithmonë parasysh se, përmbi interesat e veta, përfaqësojnë një Lëvizje popullore e cila përmban në vete përgjegjësi morale dhe politike. Kjo Lëvizje ka krijuar entuziazëm popullor dhe ka mbjellë shpresë për ndryshime, të tillë çfarë nuk ka ofruar asnjë forcë tjetër politike në historinë e re të vendit. Prandaj, kjo Lëvizje nuk duhet të lejojë shpërdorimin e këtij besimi të dhënë nga elektorati dhe votuesit gjatë zgjedhjeve nacionale dhe lokale të 2017-s. Çdo veprim ndryshe çon vetëm në diskreditimin e mëtejmë të Lëvizjes dhe reduktim dramatik, ndoshta edhe të pakthyeshëm, të potencialeve të saj.
Jemi optimistë, por jo edhe verbërisht idealistë. Kujtojmë dhe kemi parasysh se mund të ekzistojnë kohë dhe çaste kur mospajtimet arrijnë në ato shkallë fundamentale sa që bashkekzistenca brenda një subjekti të vetëm politik bëhet e pamundur. Mbetemi me bindje se mospajtimet në Lëvizje përgjithësisht nuk janë të një karakteri të tillë. Konsiderojmë se ajo që po ndodh në Lëvizjen Vetëvendosje është pasojë, në radhë të parë, e mosmarrëveshjeve të mbledhura me kohë, e krijuar edhe si rezultat i rritjes së shpejtë e marramendëse të Lëvizjes Vetëvendosje dhe pamundësive objektive për komunikim të mjaftueshëm brenda vetë organizatës, për shkak të zhvillimi të shpejtë të ngjarjeve, duke përfshirë preokupimin me zgjedhjet dhe me përndjekjet e vazhdueshme kundër aktivistëve të Lëvizjes. Megjithatë, konsiderojmë se, edhe ata që përfundimisht nuk shohin rrugë tjetër pos që të ndajnë rrugëtimin e tyre politik nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë duhet ta bëjnë në mënyrë korrekte, politikisht të sinqertë dhe duke respektuar punën dhe veprimtarinë e tyre shumëvjeçare brenda Lëvizjes.
Lëvizja duhet ta menaxhojë me mençuri fuqinë vendimtare që e ka në skenën politike të vendit. Ajo duhet të orientojë këtë energji politike, për të cilin populli i Kosovës ka pritur me dekada, drejt zgjidhjes së problemeve të thella të Kosovës si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Mbetemi me besim të plotë se kjo nismë do të mirëkuptohet nga të gjithë si thirrje dashamirëse dhe e nxitur nga besimi ynë i thellë në projektet politike dhe në misionin e madh emancipues shoqëror, politik e kombëtar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me respekt,
Abedin Bajraktari
Agim Morina
Agon Hamza
Alban Nevzati
Albert Ukaj
Alexandra Channer
Arben Brovina
Ardian Bytyqi
Ardian Hasani
Ares Shporta
Argjira Ukaj
Artan Ajazaj
Artan Selmani
Arton Basha
Asdren Hoxha
Avdilaziz Suli
Azem Daka
Bashkim Deliu
Bashkim Dyla
Bedri Krasniqi
Behar Podrimja
Bekim Ahmetaj
Bekim Borovci
Beqë Miftari
Besa Luzha
Besim Ferizaj
Besim Jashari
Besim Lokaj
Besnik Pula
Betim Gashi
Bersant Deva
Blerim Kqira
Blerim Osmani
Burhan Lata
Celine Hasani
Dardan Ibrani
Denis Bytyqi
Dhurata Avdyli
Dije Shaqa
Dorarta Lokaj
Driton Jahmurataj
Drivalda Delia
Dukagjin Neziri
Edis Kasëmi
Eli Krasniqi
Erblin Lekaj
Fadil Miftari
Fatmir Bajrami
Feim Komoni
Fëllanza Podrimja
Festina Zogaj
Fikrushe Podrimja
Flamur Jashari
Gazmend Binakaj
Genc Gjoka
Gent Carrabregu
Hashim Ibrahimi
Islam Alijaj
Jetmir Çekaj
Jeton Begu
Kaltrina Ademi
Linda Gusia
Lulzim Kadriu
Mali Deda
Marjan Deda
Minire Azemi
Nehat Berisha
Nertila Duraku
Njazi Pllana
Osman Osmani
Qëndrim Krasniqi
Rexhep Potoku
Sami Islami
Serafina Bytyqi
Shahin Sallahu
Sheqir Berisha
Shqiptar Oseku
Teuta Skenderi
Trimor Mici
Urim Lekaj
Valbonë Miftari
Vanesa Hoxha
Vlora Pireva
Xhafer Sejdiu
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Rreth 700 raste me zgjebë në Kosovë për nëntë muaj
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Ahmeti: Shqiptarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe që e fituam me gjak e sakrificë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët