Nga: Jean-Marie Gustave Le Clézio, fitues i Nobelit për Letërsi (shkruar në janar 2015, pas sulmit në redaksinë e revistës Charlie Hebdo)
Ti ke zgjedhur të marrësh pjesë në manifestimin kundër atentateve terroriste. Unë jam i lumtur që ti do të jesh e pranishme në radhët e të gjithë atyre që do të marshojnë kundër krimit dhe kundër dhunës së verbër të fanatikëve. Do të doja të isha me ty, por jam larg, dhe për të ta thënë të gjithën, ndjehem pak i vjetër për të marrë pjesë në një lëvizje ku ka shumë njerëz. Ti u ktheve e entuziazmuar nga sinqeriteti dhe vendosmëria e manifestuesve; shumë të rinj dhe shumë më pak të rinj, disa familjarë të Charlie Hebdo-së, të tjerë që nuk i njihje, as i kishe parë e as kishe dëgjuar për ta, të gjithë të indinjuar nga atentatet e neveritshme. Ti ishe prekur nga prania dinjitoze, në krye të kortezhit të familjeve të viktimave. U emocionove teksa pe duke marshuar një fëmijë me origjinë afrikane që shihte nga lart në një ballkon, kangjellat e të cilit ishin më të larta se sa ai. Unë besoj në të vërtetë se ky ka qenë një moment i fortë në historinë e popullit francez, që disa intelektualë të dëshpëruar donin të besonin të ndrojtur dhe pesimistë, të dënuar me nënshtrim dhe apati. Mendoj se kjo ditë e ka prapsur fantazmën e mosmarrëveshjes që kërcënon shoqërinë tonë pluraliste.
Duhej kurajo për të marshuar i çarmatosur në rrugët e Parisit dhe gjetkë, sepse sado i përsosur të ishte organizimi i forcave të policisë, rreziku i një atentati ishte shumë i madh. Prindërit e tu janë dridhur për ty, por je ti që ke të drejtë të mposhtësh me guxim rrezikun. Dhe, pastaj, ka gjithnjë diçka të mrekullueshme në një moment të tillë, që bashkon kaq shumë njerëz të ndryshëm, të ardhur nga çdo cep i botës, ndoshta pikërisht në shikimin e këtij fëmije që ti pe në ballkonin e tij, jo më të lartë se sa kangjellat dhe që do ta kujtosh gjithë jetën. Kjo kaloi, ti ishe dëshmitare.
Tani është e rëndësishme të mos harrosh. Është e rëndësishme dhe kjo për njerëzit e brezit tënd, sepse brezi ynë nuk ka ditur ose nuk ka mundur të parandalojë krimet raciste dhe derivatet sektare të veprojë në mënyrë që bota në të cilën ti do të vazhdosh të jetosh të jetë më e mirë se sa e jona. Është një ndërmarrje shumë e vështirë, pothuajse e pakalueshme. Është një ndërmarrje ndarjeje dhe shkëmbimi me të tjerët. Dua të them se bëhet fjalë për një luftë. Pa dyshim, fryma e së keqes është e pranishme kudo dhe mjafton pak erë që ajo të përhapet dhe të konsumojë gjithçka rreth teje. Por, është një luftë tjetër e cila është në diskutim, ti e kupton: një luftë kundër padrejtësisë, kundër braktisjes së disa të rinjve, kundër harresës taktike në të cilën ne lëmë një pjesë të popullsisë (në Francë, por edhe në botë), duke mos ndarë me te të mirat e kulturës dhe shanset e mirëqenies shoqërore.
Tre vrasës, të lindur në Francë, kanë tmerruar botën nga barbaria e krimit të tyre. Por, ata nuk janë barbarë. Ata janë prej atyre që ne mund t’i ndeshim çdo ditë, në çdo çast, në shkollë, në metro, në jetën e përditshme. Në një pikë të caktuar të jetës së tyre, ata bien në krim sepse kanë frekuentuar vende të këqija, sepse kanë dështuar në shkollë, sepse jeta e tyre nuk u ofronte veç një botë të mbyllur ku ata nuk kishin vend, besonin ata. Në një pikë të caktuar ata nuk kanë qenë zotër të fatit të tyre. Fëshfërima e parë e hakmarrjes që kaloi i përqafoi, dhe ata morën për fe atë që është veç një tëhuajsim i saj.
Kjo zbritje në ferr është ajo që duhet ndalur, përndryshe ky marshim kolektiv nuk do të jetë veç një moment, nuk do të ndryshojë asgjë. Asgjë nuk do të bëhet pa pjesëmarrjen e të gjithëve. Duhet të thyejmë getot, të hapim portat, ti japim çdo banori të këtij vendi një shans, të dëgjojmë zërin e tij, të mësojmë prej tij aq sa ai mëson nga të tjerët. Duhet të ndalim së ndërtuari një tëhuajësi brenda kombit tonë. Duhet të shërojmë mjerimin e shpirtrave për të shëruar sëmundjen që gërryen themelet e shoqërisë sonë demokratike.
Unë mendoj se është kjo ndjesi që të ka prekur kur marshoje në mesin e kësaj turme të madhe. Gjatë këtij çasti të mrekullueshëm, barrierat e klasave dhe origjinave, diferencat e besimeve, muret që ndajnë qeniet nuk ekzistonin më. Kishte vetëm një popull të Francës, të shumëllojtë dhe unik, divers dhe që rrihte me të njëjtën zemër. Shpresoj, që prej kësaj dite, të gjithë ata, të gjitha ato që ishin me ty të vazhdojnë të marshojnë në kokën e tyre, në shpirtin e tyre dhe që pas tyre fëmijët e tyre dhe fëmijët e fëmijëve të tyre të vazhdojnë këtë marshim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

KUJDES ME FJALËN

IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës