LAJMI I FUNDIT:

Lëshuan para me fajde – Gjykata e Pejës dënon me 7 vite e 6 muaj burgim tre të akuzuarit

Lëshuan para me fajde – Gjykata e Pejës dënon me 7 vite e 6 muaj burgim tre të akuzuarit
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit A.C për kanosje, ndërkaq aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve H.T, A.C dhe A.V për fajde.

Sipas njoftimit për media thuhet se i akuzuari H. T. nga janari i vitit 2020 e në vazhdimësi gjerë më datën 15.09.2021, në D., për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit M.B, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila rezulton me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri , në atë mënyrë që, të dëmtuarit M. për shkak të disa borxheve në vitin 2019 i rëndohet gjendja ekonomike, ashtu që i pandehuri H. në muajin janar 2020 në D., tek restorant “T.”, i jep të dëmtuarit 5.000€ me 10% kamat, ku menjëherë i’a ndal 500€ për kamat, ndërsa i dëmtuari deri në Prill 2020 paguan nga 500€ interes dhe 5.000€ kesh, në tërësi 7.000€.

Mirëpo të dëmtuarit prapë për shkak të vendimeve të Qeverisë për kufizimin e punës së restoranteve gjatë kohës së pandemisë Covid19 i anulon rreth 36 dasma, me çka i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në muajin Maj 2020 në të njëjtin vend me qëllim që të paguaj fajdenë tek i pandehuri A., Rr.B. dhe D.P i jep përsëri para me fajde në vlerë prej 5.000€ me 10%, e më pas për të njëjtën gjendje, në muajin gusht të njëjtit vit edhe 5.000€ me 10% dhe në fund të këtij viti edhe një herë 2.000€ dhe njëherë 1.200€ me vlerë të përgjithshme në total 18.200€, për të cilat i dëmtuari çdo fillim të muajit deri me datën 3, me përjashtim të vonesave për të cilat gjobitej, paguan nga 2.000€ fajde, ashtu që gjer me datën 15.09.2021 i pandehuri H. realizon dobi pasurore në emër të fajdesë pa e llogaritur shumën bazë ku së bashku me të i pandehuri i’a kërkon edhe 25.000€ dhe i’a ndal fajdenë.


“Me këtë në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së. (Ri kualifikuar nga gjykata). Në fillim të muajit maj 2021, në fshatin LL. Komuna e Pejës, me fjalë, seriozisht e kanos personin tjetër se do ta privoj nga jeta dhe atë të dëmtuarin M.B, në atë mënyrë që, pasi ky i fundit kishte marrë para me fajde nga i pandehuri H., shkon në lokalin e të dëmtuarit dhe i drejtohet me fjalët “nuk muj me ta ndal fajdenë, nëse lun prej pikave ti qes trutë ne tavolinë”, për çka tek i dëmtuari shkakton frikë dhe panik. Me këtë ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par. 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri A.C, nga janari i vitit 2020 e gjer me datën 15.09.2021 ne D. me dashje ndihmon personit tjetër për kryerjen e veprës penale të fajdesë nga neni 331 par.1 të KPRK-së, dhe atë të akuzuarin H. T. në dëm të të dëmtuarit M.B, në atë mënyrë që të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i akuzuari A., me krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale, duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit ndërmjetëson tek i akuzuari H. që të jep para me fajde të dëmtuarit, duke e kontaktuar atë, duke krijuar kushtet e takimeve, duke mbajtur kontaktin e vazhdueshëm me viktimën dhe të tjera, ashtu që i akuzuari A. në muajin janar 2020 në Deçan tek restorant T. me këto veprime i ndihmon të akuzuarit H. që ti jep të dëmtuarit 5,000 euro me 10% kamatë, për të cilat i paguan 7,000 euro, me pas i akuzuari H. i jep të dëmtuarit para me fajde pa ndihmën e të akuzuarit A.

Në muajin maj 2020 edhe 5000 me 10%, në muajin gusht të njëjtit vit edhe 5000 me 10%, dhe në fund të këtij viti edhe 2000 dhe njëherë 1200 me vlerë të përgjithshme 18,200 euro, për të cilat i dëmtuari çdo fillim të muajit deri me datën 03 paguan nga 2,000 euro fajde, mirëpo i akuzuari H. nga i akuzuari A. kërkon ndihmë për të ja aranzhuar takimet me të dëmtuarin, ashtu që me datën 15.09.2021 gjatë realizimit të blerjes së simuluar, i pandehuri A. i aranzhon takimet me të dëmtuarin dhe të akuzuarin H., i cili deri me këtë datë ka realizuar dobi pasurore në emër të fajdesë, pa llogaritur shumën baze ku së bashku me të i akuzuari H. ja kërkon edhe 25,000 euro dhe ja ndal fajdenë.

Me këtë ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të Fajdesë”, nga neni 331 par.1 dhe nenin 33 të KPRK-së.(Ri kualifikuar nga gjykata)

I akuzuari A. V. nga fillimi i muajit Janari 2020 e në vazhdimësi gjer me datën 15.09.2021 në fshatin LL. Komuna e Pejës, për vete kontrakton një shumë dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër dhe atë të dëmtuarit M.B, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të këtij të fundit, e cila rezulton me humbje financiare të tij dhe fitim të dobisë pasurore nga i pandehuri, në atë mënyrë që, për shkak të disa borxheve, para se të marrë para tek i pandehuri H., i pandehuri A. V., i jap të dëmtuarit M. para me fajde prej 3.000€ me 10% kamat, për të ja paguar D.P 2.000€ fajde dhe një personi 1.000€, pas dhjetë ditëve i pandehuri A. duke e ditur gjendjen e rëndë ekonomike të të dëmtuarit i’a jap edhe 7.000€ para me fajde 10% kamat, ku menjëherë i’a ndal 1.000€ në emër të fajdesë, në shumën totale 10.000€, mirëpo për shkak të vonesave i’a kërkon 15.000€, për të cilat i dëmtuari në emër të kamatës, duke përjashtuar vonesat, çdo muaj paguan nga 2.200€ dhe atë 1.000€ çdo fillim muaj dhe 1.200€ me datën 16 të secilit muaj, për çka gjer me datën 15.09.2021 i pandehuri A. kur i merr edhe 1.300€ në emër të fajdesë nga blerja e simuluar realizon dobi pasurore në emër të fajdesë dhe i’a kërkon edhe 5.000€ fajde dhe 10.000€ të borxhit.

Me këtë në vazhdimësi e ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së. (Ri kualifikuar nga gjykata).

“Të akuzuarit H.T gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe me gjobë në shumën prej gjashtëmijë (6.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Të akuzuarit A.C gjykata i shqiptoj dënimin unik me burgim në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe me gjobë në shumën prej tremijë (3.000) euro.

Të akuzuarit A.V gjykata i shqiptoj dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe me gjobë në shumën prej pesëmijë (5.000) euro. Në dënimin me burg i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Në qoftë se të akuzuarit dënimin me gjobë nuk dëshirojnë apo nuk mund ta paguajnë, gjykata do t’iu zëvendësoj dënimin me gjobë me dënim me burgim duke iu llogaritur një (1) ditë burg me njëzet (20) euro të gjobës.

“Të akuzuarit secili veç e veç u obliguan në pagesën e shpenzimeve të paushallit gjyqësor në shumën prej nga dyqind (200) euro si dhe taksës prej njëzet (20) euro në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftim.

Gjykata të akuzuarve ju konfiskoi vetura, telefonat celularë të cilat ishin mjete që iu kanë mundësuar kryerjen e veprës penale si dhe të hollat e përfituara nga vepra penale.
“I dëmtuari M.B, për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuar në kontest të rregullt civil. Ndaj të akuzuarit A.C, u REFUZUA AKTAKUZA për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 par. 1 të KPRK-së, për shkak se Prokurori është tërhequr nga akuza. Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori