Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Istanbul, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë.

Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar.


Ky hetim, i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar.

Hande Erçel

Pas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë.

Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar për urdhrin përmes mediave.

Erçel bëri të ditur se do të kthehet në Turqi për të dhënë dëshminë dhe për të sqaruar situatën.

Në reagimin e saj ajo deklaroi: "Kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj për arsye studimi. Mbrëmë, si të gjithë ju, mësova për këtë çështje nga lajmet, dhe do të kthehem në vendin tim për të sqaruar situatën, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time".

Foto: Instagram

"Jam dikush që e do vendin tim dhe beson në shtetin dhe drejtësinë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt".

Operacioni ka përfshirë figura të njohura të sportit, biznesit dhe showbiz-it.

Ndër të arrestuarit janë ish-presidenti i Besiktas JK, Fikret Orman, dhe ish-presidenti i Galatasaray SK, Burak Elmas.

Gjithashtu, urdhër ndalimi është lëshuar për biznesmenët Hakan Sabanci dhe Kerim Sabanci, modelen Didem Soydan, moderatoren Guzide Duran si dhe disa persona të tjerë: Sezgin Koysuren, Ferhat Aydin, Lutfiye Tugçe Ozbudak, Koray Serenli, Onur Bukçu, Ismail Behram Perinçekli, Kaan Mellart, Onur Talay dhe Mustafa Tari.

Nga gjithsej 16 të dyshuar, 14 janë arrestuar menjëherë gjatë operacionit, ndërsa për dy persona, përfshirë Hande Erçel që ndodhet jashtë vendit, është lëshuar urdhër arresti dhe pritet kthimi i tyre në Turqi për të dhënë dëshminë.

Hetimi vijon dhe autoritetet turke kanë njoftuar se do të sqarojnë të gjitha detajet në lidhje me këtë rast. /Telegrafi/