Kanë kaluar afro dy muaj që nga vdekja e Aviciit, ndërsa certifikata e tij e vdekjes është lëshuar tash.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, ka bërë vetëvrasje më 20 prill, gjatë pushimeve në Muscat të Omanit.


Avicii fk (Foto: Getty Images)

TMZ ka arritur ta sigurojë certifikatën, mirëpo shumë pak detaje janë bërë publike, derisa të tjerat kanë qenë të mbuluara me të zezë.

Në bazë të dokumentit, DJ, i cili ka qenë 28-vjeçar në momentin e vdekjes, datën e vdekjes e ka të shkruar në bazë të kalendarit të hixhretit, si 8 prill 1439.

avici1 (Foto: Getty Images)

Religjioni i tij është i shkruar si i krishterë, ndërsa kombësia suedez. Emri i vërtetë dhe data e lindjes janë të fshehura.

Avicii me vitet të tëra ka pasur probleme me depresionin si pasojë e sëmundjes, ndërsa ishte tërhequr nga koncertet në vitin 2016.

Problemet shëndetësore dhe vartësia nga alkooli kanë qenë shkaqet që e kanë shtyre DJ-in drejt vetëvrasjes. /Telegrafi/