LAJMI I FUNDIT:

Lëshohen për qarkullim plotësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Lëshohen për qarkullim plotësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se është liruar plotësisht për qarkullim rruga nacionale N2 Kaçanik – Han i Elezit.

Për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve dhe dheut, tash e disa ditë kjo rrugë ishte e kalueshme vetëm në njërin shirit.

“Lëshimi në qarkullim i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, u bë i mundur që nga data 28 mars 2016, pasi që rruga është pastruar nga gurët dhe dheu”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/