LAJMI I FUNDIT:

L’Equipe: Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të zhvillojnë së bashku “Kupën Nënë Terezë”, fituesi të shkojë në Ligën e Evropës

L’Equipe:  Shqipëria dhe Kosova dëshirojnë të zhvillojnë së bashku “Kupën Nënë Terezë”, fituesi të shkojë në Ligën e Evropës

Gazeta e njohur franceze L’Equipe  shkruan se  Federata Shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë paraqitur një projekt të përbashkët në UEFA dhe FIFA për një turne .

Shqipëria dhe Kosova duan të organizojnë së bashku “Kupën Nënë Terezë”, në të cilën klubet e tre divizioneve të para të të dy vendeve do të përballeshin me njëra-tjetrën.

Federatat shqiptare dhe ajo kosovare “i dërguan një letër UEFA-s dhe FIFA-s për të propozuar organizimin e përbashkët të Kupës Nënë Tereza”, ka thënë Alban Tartari.


Shqipëria dhe Kosova do të donin që fituesi i këtij trofeu të kualifikohej në Ligën e Evropës, shkruan L’Equipe.

“Dy Federatat janë në pritje të një përgjigje,” ka thënë zëdhënësi i FSHF-së.  Mediumi është munduar ta kontaktojë edhe dikë nga FFK-ja, por nuk ia ka arritur.

Sidoqoftë, presidenti i FFK-së, Agim Ademi kishte deklaruar në dhjetor për të përditshmen Zëri që të dy Federatat kishin planifikuar të “krijonin një Kupë të përbashkët” me emrin e “Nënës Terezë”, për nderë të shenjtores shqiptare të lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare të Shkupit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori