Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë shkruar fjalë kërcënuese në veturën e tij, në gjuhën serbe.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.
"Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë", bëhet e ditur në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































