LAJMI I FUNDIT:

Leopardi futet në zonën e banuar në Indi, lëndon një politikan lokal dhe dy kameramanë (Video, +16)

Leopardi futet në zonën e banuar në Indi, lëndon një politikan lokal dhe dy kameramanë (Video, +16)

Një leopard kishte arritur të depërtojë në një zonë të banuar në Nashik të Indisë, ku me ç’rast ka lënduar një politikan lokal dhe dy kameramanë. Megjithatë kjo kafshë e egër është kapur disa orë më vonë nga ekspertët.

“Të lënduarit janë dërguar në spital”, kanë njoftuar autoritet lokale duke pranuar politikani dhe kameramani kanë pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.


Funksionari lokal ishte lënduar në momentin kur është mundur t’i ndalë një grup personash, që shikonin nga afër momentin kur ekipet e specializuara tentonin ta kapnin leopardin.

Ndërsa kameramanët janë lënduar, kur kjo kafshë kërceu mbi kokat e tyre pasi ishin afruar shumë afër për ta filmuar. Ndërkaq sipas veterinerëve lokal, leopardi sipas gjitha gjasave kishte ikur nga një hapësirë ku qëndronte i izoluar.

Pjesa perëndimore e Nashikut njihe si “shtëpia” e shumë leopardëve, ujqve, hienave, dhelprave dhe kafshëve tjera të egra. /Telegrafi/